Arkitekturë e gjelbër, e qëndrueshm, e pakufizuar do të ishin fjalët më të përshtatshme që do të përshkruanin tablonë që ofron River Rezidence.
Në emisionin “Me Çelësa në Derë” në Tv Klan do të prezantohet një prej rezidencave më unike të kryeqytetit. Me fasada të larta në ngjyrë të bardhë dhe harqe madhështor, River Rezidence është një qendër e re urbane që kombinon hapësira rezidenciale, shërbimet për çdo nevojë dhe sisteme të avancuara e komode. Menaxherja e shitjeve, Klejda ndan për publikun më shumë detaje sa i përket kësaj rezidence.
Klejda, menaxhere shitjesh: Janë në tërësi një total prej 180 apartamentesh, kemi dy kate të dedikuara për ambientet e shërbimit dhe dy kate të dedikuara për parkim.
Orinda Huta: Përpos apartamenteve në pjesën e poshtme ne shikojmë një arkitekturë dhe harqet janë përdorur në fakt, atje ku do të jetë dhe pjesa e dyqaneve apo shërbimeve. Kështu është menduar.
Klejda, menaxhere shitjesh: Arkitektura e këtij projekti me në fokus harqet e mëdha që ne shohim shkon përtej elementeve estetike, duke e kthyer River Residence në një simbol për zonën, por dhe për gjithë qytetin e Tiranës mund të themi. Kemi një miksim të ambienteve rekreative me ambientet rezidenciale dhe ato të shërbimit të cilat i japin vlerë çdo individi apo biznesi që ka vendosur të investojë në këtë projekt.
Orinda Huta: Është menduar dhe për pjesën e gjelbërimit, ka filluar që gjithçka të jetë e gjelbër edhe sepse jeni shumë afër dhe dorëzimit të projektit apo jo?
Klejda, menaxhere shitjesh: Po ne presim të mbyllim dhe pjesën e sistemimeve të jashtme brenda këtij muaji duke e finalizuar komplet si projekt.
Orinda Huta: Arkitektura e jashtme e River Residence është padiskutim ftuese dhe të bën ta blesh menjëherë për shkak se duket e bukur dhe bën diferencën në fakt me ndërtimet që janë përreth saj./tvklan.al