Altin Dumani, Olsian Çela dhe Ilirjan Celibashi kanë firmosur Protokollin e Koordinimit dhe Bashkëpunimit midis SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ky protokoll synon garantimin e integritetit të procesit zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025 dhe parashikon masa të koordinuara për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.
Angazhimi i përbashkët i palëve nënshkruese do të mundësojë koordinimin efektiv të veprimeve hetimore, duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm për monitorimin dhe ndjekjen ligjore të çdo rasti që cënon procesin zgjedhor.
Përmes këtij kuadri bashkëpunimi, institucionet pjesëmarrëse angazhohen të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për forcimin e sistemit të drejtësisë zgjedhore, duke siguruar një proces elektoral të drejtë dhe të pandikuar nga elementë të jashtëm.
Tv Klan