Aksident me vdekje këtë të Enjte në lagjen nr.13 në Durrës. Siç thotë Policia, prej përplasjes së dy makinave, ka humbur jetën tragjikisht një 37 vjeçar. Janë dëmtuar edhe dy persona të tjerë.
“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen T. Ç., 49 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi R. L. dhe janë dëmtuar shtetasja T. Ç. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja K. D., të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.
/tvklan.al