Trajneri Simone Inzaghi nuk do të ketë të disponueshëm Arnautovic dhe Carlos Augusto
Interi nuk do të ketë të disponueshëm për ndeshjen e kthimit në raundin e 16 të Ligës së Kampioneve kundër Atletiko Madridit në transfertë Marko Arnautovic dhe Carlos Augusto. Të dy futbollistët u larguan nga stadiumi “Dall’Ara” në takimin kundër Bolonjës para kohe.
Pas testeve mjekësore rezultoi se kishin probleme muskulore dhe kanë nevojë për t’u rikuperuar. Pak shpresë ka për Karlos Auguston se do të jetë gati për trajnerin Simone Inzagi për takimin ndaj Napolit më 17 mars, në të kundërt bashkë me sulmuesin austriak, i cili ndëshkoi Los Kolçoneros në sfidën e parë në “San Siro”, priten të ribashkohen me grupin pas pushimit të 24 marsit.
Por tekniku zikaltër do të ketë gati kundër bardhekuqve një Lautaro Martinez të freskët. Argjentinasi u la në stol ndaj Bolonjës, ndërkohë që dhe Acerbi, Calhanoglu dhe Thuram kanë lënë pas dëmtimet dhe kanë rigjetur ritmin e lojës. E gjithë vëmendja do të jetë nga kapiteni zikaltër, i cili në këtë sezon ka qenë i pazëvendësueshëm. 26 gola të shënuar në 35 takime të luajtura, që konfirmojnë statusin e tij si një ndër futbollistët më të mirë në Europë.
Klan News