Kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi sot në nisje të seancës plenare se dy salla në Parlament do mbajnë emrat e politikanëve të ndjerë, Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani.

Të pranishëm në sallë ishin edhe familjarët e tyre.

“Në sallë janë familjarët e Bashkimit dhe Gertit që i përshëndes përzemërsisht. Ishin dy politikanë aktivë dhe me integritet të lartë, ishte kjo arsyeja e vendimit për të emërtuar këto dy salla me emrat e tyre”, u shpreh Spiropali.


-Prej vitit 1997 e deri në vdekjen e tij në vitin 2021, Bashkim Fino ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij u shënua në vitin 1997, kur u zgjodh Kryeministër i vendit. Ai ka mbajtur edhe disa poste ministrore. Fino ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të komplikacioneve nga koronavirusi.

Bashkim Fino

-Ndërsa Gerti Bogdani, u shua në moshën 44 vjeçare më 18 Shtator të vitit të shkuar, si pasojë e një arresti kardiak. Bogdani lindi më 7 Korrik të vitit 1980 në Tiranë. Ai ishte baba i dy fëmijëve të ardhur nga martesa me aktivisten Edlira Çepani. I arsimuar jashtë vendit, u rikthye në Shqipëri dhe në vitin 2005 duke u përfshirë më pas në politikën aktive, në radhët e Partisë Demokratike.

Gerti Bogdani

/tvklan.al