Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj 45-vjeçarit Dashnor Tota. Ai është autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit Dod Mamli.
Ndaj 45-vjeçarit Tota rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e së hënës [24 Shkurt] në fshatin Vilëz të Kurbinit. Mamli u vra me armë zjarri, ndërsa dyshohet se shkak janë bërë motivet e pronësisë./tvklan.al