Sipërmarrja suedeze Astrid Lindberg ka vendosur të jetojë në Nivicë atje ku ka ngritur dhe një kamp me 6 tenda. Në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” Astrid ka shpjeguar me detaje jetesën e saj në Shqipëri dhe se sa shumë e shijon pamjen fantastike dhe klimën këtu.

Gjatë bisedës me Fevziun, ajo i tha se ishte kthyer në eksperte të përgatitjes së kafesë, ashtu si thuajse të gjithë shqiptarët. Pasi konsumuan kafetë, ishte Fevziu ai që i mësoi sipërmarrëses ‘trukun’ e zonjave të moshuara për të parë të ardhmen, leximi i filxhanit.

-Tanimë do provoj kafen tuaj turke.

Astrid: Po ndihem pak nervoze…

-Shumë e mirë, e shijshme! Faleminderit shumë!

Astrid: Ndjej se kam arritur të bëj diçka

-Nëse arrini të bëni kafen turke në Shqipëri kjo do të thotë se jeni 75% shqiptare. 25% është rakia, duhet ta përgatisni.

Astrid: Ndihem më eksperte me kafenë se rakinë.

-Tani trazoni filxhanin kshu dhe më pas…

Astrid: E ktheva filxhanin!

-Le të shohim se çfarë ju pret në të ardhmen. Është shumë e përhapur në Shqipëri, sidomos zonjat e moshuara janë të shkëlqyera në këtë gjë. Është e ardhmja sipas tyre, ose sipas meje.

Astrid: Nuk e kam bërë më parë. Kam pasur frikë ta shikoja deri në këtë çast sepse doja të kisha një sezon të mirë.

-E ardhmja juaj është e ndritshme, shikojeni! Është e bardhë, por ka disa probleme me elektricitetin, probleme shqiptare jo probleme të vërteta…Problemet i përkasin së shkuarës, e ardhmja është e ndritshme, a jemi në rregull? Jeni me fat!

Astrid: Ndihem shumë e çliruar tani që ma thatë./tvklan.al