#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim. #enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #historisuksesi #denisa #vali #farie #shpresa #borxh #ndihme #ndermjetesim
Aty ku nisi gjithçka/ Me lot mirënjohjeje në sy, nënë e bijë rikthehen në “Shihemi në Gjyq”
Më 12 qershor 2022, “Shihemi në Gjyq” solli konfliktin dhe dhimbjen e Denisës dhe nënës së saj, Valentinës. Denisa ndodhej në një gjendje të vështirë pas humbjes së të shoqit, djalit të sëmurë dhe vajzës, nuk kishte një shtëpi dhe kërkonte të strehohej në shtëpinë e nënës.
Ka qenë një prej seancave më prekëse të transmetuara e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, por më në fund, pas 2 vjetësh është gjetur zgjidhja. Nënë e bijë janë rikthyer pikërisht në studion nga ku nisi gjithçka, të dyja të emocionuara e mes lotësh për të shprehur falënderimet ndaj të gjithëve që i kanë ndihmuar.
Ardit Gjebrea: Po pse po qan, ta dimë pse po qan?
Denisa: Është një emocion i madh që pas 2 viteve unë kthehem sërish në Tv Klan. Falënderoj znj. Eni që për mua ka qenë nënë, shoqe, motër, orë e pa orë unë Enin edhe e kam shqetësuar sepse kam pasur ulje-ngritje të emocioneve të mia, me Meklinin të paqejfshëm, me Livian me problemet e saj. Eni ka qenë suporti im deri në këto momente. Eni, faleminderit dhe më fal për shqetësimet që unë të kam krijaur deri tani.
Eni Çobani: E kam bërë me shumë dashuri. Vetë koha që ti sapo the, që në ’22-in, ne nuk jemi ndarë asnjë ditë nga tjetra, pra në çdo formë komunikimi ne jemi bashkë, komunikojmë me njëra-tjetrën, flasim, ndajmë problematika, ka pasur raste që Denisa nuk ka qenë mirë edhe nga ana emocionale, jam munduar që t’i jap suportin tim, por vetë tregon koha. Jemi sot në 2024 dhe ne jemi sërish bashkë sepse unë kështu kam vendosur me të tërë ata që më kanë dhënë mundësinë që të jemi së bashku përpara jush për këto ndërmjetësime që do të jemi miq të përjetshëm, kështu që unë i kam miq të tërë ata të cilët ju ndoshta nuk i shihni, por në zyrën time janë gjithmonë të mirëpritur.
Valentina: Dhe është mëse e vërtetë…
Eni Çobani: Vali e dashur, ti je nëna, ti je heroina, nuk diskutohet!
Valentina: Ju falënderoj që hapët derën për vajzën time për të zgjidhur të gjitha problemet që ka. Si nënë, si motër, si shqiptare, unë e paskam me të vërtetë fjalën “shqiptar” nder sepse paskan ndihmuar fëmijët e vajzës sime, kanë ndihmuar atë engjëll të vogël që sot është bërë operim, që për ndokënd ishte një operacion i lehtë, por 6 orë operim nuk ishte e lehtë. Falënderoj atë doktor të mrekullueshëm, Ernesto Hoffman.
Eni Çobani: Unë duhet t’ju them një “faleminderit” se gjithçka filloi në “Shihemi në Gjyq”, pra askush nga këta nuk do të ishte aty ku janë jo se nuk donin, por ne duhet të flasim, duhet të dimë ku ta kërkojmë të drejtën tonë dhe unë jam e lumtur që ju hapa një derë në këtë televizion të madh, me këtë zotëri të jashtëzakonshëm dhe ju dhamë një mundësi që ata njerëz të mirë t’ju shikojnë dhe t’ju ndihmojnë, kështu që një “faleminderit” të jashtëzakonshme edhe nga ana ime.
Ndihma e bamirëses çliron Denisën nga borxhi, kunata i jep paratë/Premtimi i fundit pret realizimin
Denisa dhe Valentina ishin protagonistet e puntatës së 12 qershorit 2022 në “Shihemi në Gjyq”. Asokohe nënë e bijë erdhën në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për një problem të madh: humbja e bashkëshortit të Denisës e kishte lënë këtë të fundit pa përkrahje dhe me dy fëmijë të sëmurë.
Paratë e papaguara të funeralit të tij kishin bllokuar dokumentacionin për të marrë pensionin e invaliditetit. Nënë e bijë kishin gjithashtu pretendime për motrën e të ndjerit duke thënë se kishte shitur shtëpinë.
Pas dy vitesh, të gjitha këto janë sheshuar falë ndihmës së shumë njerëzve por edhe të vetë kunatës së Denisës. Vetëm një premtim është ende në pritje të realizimit.
Eni Çobani: E bëmë atë emision në qershor të vitit ’22. Jemi sot në korrik 2024.
Ardit Gjebrea: Tani, çfarë ndodhi zonja Eni?
Eni Çobani: Nuk kishe këto pretendime e dashur Vali, por insertin e panë të tërë shqiptarët. Ke ardhur njëherë sepse shtëpia funerale e nderuar, nuk të jepte dokumentin sepse nuk kishe paguar varrimin e dhëndrit dhe babait të atyre fëmijëve. Faleminderit asaj shqiptareje të madhe që brenda natës së parë të dhënies së emisionit ka sjellë pjesën e parave 1 milionë e gjysmë për këtë vajzë, pikërisht për të përfunduar dokumentet. Unë e falënderoj publikisht atë grua zonjë, atë zonjë e cila u prek si të gjithë shqiptarët, por pati edhe mundësinë ekonomike dhe çuar brenda natës një mesazh dhe më ka thënë “zonja Eni, ju lutem një numër llogarie, pagesën e atij funerali do ta bëj unë”.
Nënë e bijë: Faleminderit shumë!
Ardit Gjebrea: Pastaj?
Eni Çobani: Në 3 prill 2024, me zonjën të cilën unë i kam premtuar dhe me leje të saj nuk do t’ia përmend emrin, në fakt kisha shumë dëshirë t’ia përmendja emrin. Është halla e fëmijëve. Pavarësisht që zonja Vali ka pretendimet e saj, gjithashtu edhe Denisa, zonja në momentin që pa që ne filluam një proces gjyqësor, është paraqitur në zyrën time dhe tha “jo, unë në gjyq me Denisën nuk shkoj, urdhëro 5 milionë lekë dhe jepja Denisës”, pjesën për të cilën i takonte nga bashkëshorti i saj. Pra, me këtë marrëveshje, kjo zonjë ka firmosur përfundimisht atë pjesë që Denisës me fëmijët i takonin nga ish-bashkëshorti i ndjerë sot dhe babai i fëmijëve. Pra, dy problematika shumë të mëdha. Mos harroni, muaj të tërë në numrin e llogarisë së Denisës të dashur që kemi këtu, shqiptarët kanë çuar shuma parash të jashtëzakonshme ku falë atyre parave zonja ka bërë terapi për fëmijën, e ka çuar edhe në zonat që i duhej të plazhit, pikërisht me këto para të shqiptarëve dhe unë ju them faleminderit për ndihmën e jashtëzakonshme që shqiptarët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin, por në fakt ne kemi marrë përsipër dhe i kemi premtuar Denisës edhe një gjë: një çati. Një çati për ata dy fëmijë të mrekullueshëm, një çati për këtë nënë që çfarëdo t’i japim, edhe shpirtin t’i japim, ajo do të jetë nëna e atyre dy fëmijëve me probleme derisa të mbyllë sytë. Denisa ka nevojë tërë jetën e saj për ato fëmijë dhe kush mendon për këtë nënë, do ta shikojë Zoti dhe jeta e tij do të bëhet akoma dhe më e bukur. Prandaj, ta hapim zemrën, kush ka mundësi sërish bëj një thirrje sot si një zonjë që e njeh nga afër situatën e Denisës, për ta ndihmuar me të gjitha ato që kemi mundësi, edhe me pak, edhe me shumë për t’i bërë Denisës vetëm një shtëpi. Denisa kërkon vetëm një shtëpi.
Denisa dhe Valentina shtojnë se ndihmë të pakursyer kanë patur edhe nga Alfred Muharremi, një djalë që u ka zgjatur dorën e është kthyer në një mik për to, si dhe për Halit Valterin, një punonjës bashkie që siguroi karrocën me rrota të djalit pasi të mëparshmen ua vodhën.
Emocione në “Shihemi në Gjyq”, Meklini i vogël surprizon Eni Çobanin
Rrugëtimi i Denisës dhe Valentinës që u bë publik më 12 qershor 2022 në “Shihemi në Gjyq” nisi me lot dhimbjeje e dëshpërimi, por tashmë janë shndërruar në gëzim e mirënjohje. Falë ndihmës së shumë njerëzve, gjithçka përfundon aty ku nisi, në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Veç ndihmës së pakursyer nga Eni Çobani, një bamirëse pagoi borxhin e Denisës ndaj shtëpisë funerale duke i mundësuar dokumentacionin për përfitimin e pensionit të invaliditetit. Kunata e saj i ka dhënë 5 milionë lekët që i takonin, ndërsa shumë njerëz të tjerë kanë dhënë ndihmën e tyre për operacionin e Meklinit të vogël.
Dhe sigurisht, në këtë fund të bukur të kësaj çështjeje, Meklini i surprizoi të gjithë me ardhjen e tij në studio. Me një buqetë për Eni Çobanin dhe një dhuratë të përgatitur enkas për të, ai i dorëzon edhe një letër të shkruar me shumë dashuri nga qendra e autizmit ku trajtohet.
“Nga yjet më të bukur në botë për lulen më të bukur në botë, thirra me kaq dashuri dhe sjellim sot aromën e luleve të Pogradecit si një parfum magjik nga ‘Autizmi flet!’ Shumë faleminderit!”, lexoi mes emocionesh Eni Çobani.
Meklini pati gjithashtu edhe një fjalë për ndërmjetësen.
Meklin: Faleminderit për gjithçka Enit!
Eni Çobani: O zemra ime! Eni të do shumë, e di që të dua shumë apo jo?
Meklin: E di!
Eni Çobani: Zemra ime! Për Meklinin! Për Meklinin do të bëjmë çdo sakrificë!
“Mos të ishte Eni Çobani, nuk do të flisnim”/ Zgjidhja e konfliktit ritakon dy shoqet
Rreth një vit më parë, më 12 mars 2023 u paraqitën dy mikesha, Faria dhe Shpresa. Dy shoqet i solli në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan një borxh i vjetër 23-vjeçar. Faria i kishte dhënë një të afërmi të bashkëshortit të ndjerë një shumë parash, por kur vetë u ndodh në një moment delikat, kërkoi ndihmë te Shpresa.
Kjo e fundit e kishte çuar të firmoste një deklaratë që Faria nuk e dinte se bëhej fjalë jo për njohjen e borxhit, por për dhurimin e shtëpisë. Shpresa trembej se nuk do t’i kthehej kurrë huaja, ndaj bëri këtë lëvizje ndaj shoqes së saj. Falë ndërmjetësimit, një vit më vonë, situata ka arritur zgjidhjen.
Farie: Epo tani gjërat pa shkak, ndodhin ca sebepe që nuk i meritonim. Para një viti e ca, unë ju drejtova juve, duke pasur një problem para 23 vitesh, të krijuar nga të afërmit e bashkëshortit tim. Me ndërgjegjen, me karakterin tim që avash-avash, do t’i shlyente. Kaluan vitet pa dokument ligjor. Tani bëhej fjala për një dokument ligjor se nuk të njeh kush nëse thotë 1 vit e 2 vjet. Më në fund, zotëria pranoi dokumentin ligjor, prit se po likuidohet e gjë s’kishte, nuk përgjigjej në telefon. Rastësisht bëri deklaratë me shkrim që unë kam një shtëpi në Golem, i thashë unë nuk kam terezi të dal e të blej shtëi, të shes shtëpi. Unë jam një njeri, jam e vetme, jam me probleme shëndetësore, kërkoj të më shlyhet borxhi im dhe nuk kam punë me asnjeri. Plus asaj, kam probeme edhe me zonjën, zonja më ka pritur derisa ka njëfarë durimi çdo gjë.
Shpresa: Vërtet kam duruar boll dhe jam shumë e kënaqur, shumë e lumtur ndaj zonjës Eni, mos të ishte zonja Eni, unë e ti sot prapë nuk do të flisnim, prapë nuk do të merreshim vesh, prapë borxhi nuk do të lahej, por rroftë e qoftë zonja Eni sa malet që këtë problem e zgjidhi!
Farie: Ashtu qoftë!
Shpresa i rikthen shtëpinë dhe dëshiron pajtimin me Farien: Ah medet! Ç’është puna e lekut!
Konflikti i Faries dhe Shpresës me të cilin u prezantuam më 12 mars 2021 në “Shihemi në Gjyq” ka marrë fund. Ndërmjetësja Eni Çobani shpjegon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se me autorizimin e Faries, ka ndjekur procedurat ligjore për të fituar çështjen nga i afërmi i bashkëshortit të saj që i kishte marrë paratë borxh.
Këto para kanë nisur të shlyhen dhe t’i kthehen edhe Shpresës, shoqes së saj që Faria e mbetur në një moment vështirësie, ia kishte kërkuar. Por kjo e fundit, e trembur asokohe se nuk do t’i merrte, i kishte dhënë një dokument për të firmosur ku i merrte shtëpinë përmes dhurimit dhe Faria nuk e dinte.
Duke qenë se sot Shpresa po i merr paratë e saj, ka ardhur momenti që kontrata e dhurimit të prishet. Ajo ka mbetur ende në fuqi dhe tani nuk ka më asnjë pengesë që Faries t’i rikthehet shtëpia.
Eni Çobani: Shpresë e dashur, gjyqin ja ku e ke, urdhrin e ekzekutimit gjithashtu ta kam dërguar dhe e ke parë, paratë kanë filluar të merren dhe do të kalojnë në numrin tënd të llogarisë pa u ngatërruar me asnjërin nga ne. Atëherë, do të shkojmë së bashku me Farien në noteri për të kaluar dhurimin e kësaj banese në emër të zonjës Farie?
Shpresa: Unë jam shumë dakord vetëm që të mbarojmë… (bën shenjë me gishta për paratë).
Eni Çobani: Dhënien e parave! Të kuptoj!
Shpresa: Unë jam shumë e lumtur…
Eni Çobani: Je e lumtur, por akoma kontratën e ke në dorë.
Shpresa: Jam shumë e lumtur sepse njëherë atë shoqen që e kam pasur shoqe për motër, unë fillova duke e larguar. Tani do të afrohemi ku kemi qenë.
Eni Çobani: Do të bashkohesh o Farie!
Farie: Në këtë kohë u bashkuam ë? Ekonomia na ndau, kjo na bashkoi! Ah medet! Ç’është puna e lekut!
Edhe pse reagimi i Faries nënkupton se nuk është ende gati për t’u pajtuar me shoqen, Shpresa pranon publikisht të prishë kontratën e dhurimit.
Shpresa: Kontratën unë ta jap, kur të duash ti shkojmë te noteri.
Eni Çobani: Faleminderit! Kjo është zgjidhja e vërtetë dhe unë doja ta merrja publikisht. Shpresa deri në momentet e fundit para se të hynte këtu, nuk e pranonte të jepte kontratën e dhurimit. Atëherë Shpresa, edhe njëherë, do të dalim sërish nga kjo sallë dhe do të shkojmë në zyrën time…
Shpresa: Pa diskutim!
Eni Çobani: Kontratën e dhurimit edhe njëherë, se po e thua publikisht dhe e kemi provë, do ta sjellësh?
Shpresa: Do ta sjell padiskutim.
Eni Çobani: Do të shkojmë të paraqitemi në noteri dhe ju do të kaloni me dhurim…
Shpresa: Ti the, ajo punë u bë!