#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #florenca #luljeta #gjermani #perballje #ardiani #nazimi #divorc #tradheti #adn
Ndjekësit i ngel ‘hatri’ me Eni Çobanin, ndërmjetësja lexon vërejtjen
Si gjithnjë në nisje të “Shihemi në Gjyq”, ndërmjetësja Eni Çobani bën përshëndetjen e saj të zakonshme për shqiptarët përtej kufirit që ndjekin rubrikën, por edhe programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.
Kësaj here, ajo mori iniciativë nga vërejtja e një ndjekësi të programit që duket se i kishte mbetur ‘hatri’ me Eni Çobanin. Përmes një mesazhi që ndërmjetësja e lexoi, ai i ka kërkuar të përshëndesë shqiptarët në Kroaci.
Eni Çobani: Unë e kam përshëndetur Kroacinë, por një shqiptar atje i cili është një ndjekës shumë i rregullt i programit tonë…
Ardit Gjebrea: Ju ka shkruar në telefon?
Eni Çobani: Po, më bën një vërejtje: “Znj. Eni, si është e mundur në gjithë programin tënd unë nuk kam dëgjuar një herë Kroacinë?” Në fakt nuk është e vërtetë. Unë kam kohë pa e bërë.
Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?
Eni Çobani: Po, unë në fakt po e lexoj, nuk e di nëse zotëria do të donte që ta përmendja, por në fakt derisa e ka bërë… Emanuel Marashi nga Kroacia i cili thotë, po e lexoj: “Përshëndetje e nderuar! Unë e ndjek çdo seancë tënden te ‘Shihemi në Gjyq’, më ka bërë diçka përshtypje se ju nuk i keni përshëndetur asnjëherë shqiptarët në Kroaci. Mendoj se e meritojnë se ndjekin çdo të diel dhe ajo që nuk e dini për shqiptarët e Kroacisë është që më shumë se 50% janë pronarë këtu dhe japin një kontribut të madh për vendin. Ju lutem, na përshëndesni!
Pas sqarimit, Çobani sigurisht që ia plotësoi dëshirën ndjekësit nga Kroacia.
Eni Çobani: Emanuel, faleminderit të gjithë shqiptarët në Kroaci, jam shumë e lumtur që na ndiqni çdo të diel dhe shumë e privilegjuar për këtë. Faleminderit shumë, ju duam shumë të gjithë shqiptarët në Kroaci!
Florenca deklaroi dyshimet për atësinë, Ardiani thyen heshtjen me versionin e tij në “Shihemi në Gjyq”
Më 22 shtator, në “Shihemi në Gjyq” u përballën Florenca dhe nëna e saj, Luljeta. Në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, u ngritën pretendime të rënda nga Florenca për ish-bashkëshortin, Ardianin duke thënë se e ka dhunuar. Jo vetëm kaq, por Florenca tha se është akuzuar nga ish-vjehrra se fëmija nuk është i Ardianit, por i kushëririt të tij.
Në atë puntatë, Ardiani mohoi kategorikisht gjithçka dhe deklaroi se djali është i tiji. Siç komunikon Eni Çobani, gjatë telefonatës ai nuk pranoi të ishte pjesë e programit, por pasi e ka parë, ka kërkuar që të takohet me të e më pas ka pranuar që të bëhet pjesë për të thënë të vërtetën e tij.
Në insertin prezantues, Ardiani sërish konfirmon atësinë e fëmijës.
Ardian Beqo: Unë jam Ardian Beqo. E kam parë të gjithë gjyqin që ka pasur akuzat ndaj familjes sime, i kanë sharë të gjithë, për fëmijën. Babai i fëmijës jam unë, Ardian Beqo që ta dinë të gjithë publikisht të gjithë të vërtetën si jam ndarë unë nga Florenca për të gjitha këto që ka akuzuar ndaj meje.
Pasi hyn në studio, Ardiani thotë se ish-bashkëshortja ka ngritur pretendime të gënjeshtërta.
Ardian Beqo: Sot unë kam ardhur për ish-bashkëshorten time, Florencën, që e kam pasur nusen time. Shumë pretendime më ka hedhur ndaj familjes sime. Më ka shkatërruar jetën 10 vjet, tani edhe 5 të tjera që po vazhdojnë nuk më lë të qetë dhe kam ardhur ta dinë i gjithë publiku kush e ka parë gjyqin, kush është babai i fëmijës dhe kush është Ardian Beqo këtu që të gjitha që ka thënë ajo atë ditë, kanë qenë të gjitha gënjeshtra.
Përballë Ardianit nuk vjen Florenca, por ish-vjehrri i tij, Nazifi.
“Ti e kishe në krevat”/ Ardiani i përplas ish-vjehrrit tradhtinë e së bijës: Më fiku telefonin, erdhi në darkë
Më 22 shtator, në seancën e “Shihemi në Gjyq”, Florenca deklaroi se ish-burri e ka akuzuar për tradhti. Në atë seancë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan pati edhe një lidhje telefonike me Ardianin, ish-bashkëshortin e saj.
Në atë telefonatë, Ardiani i pranoi dyshimet e tij të tradhtisë. Më poshtë gjendet një fragment nga ajo bisedë.
Ardian: Florenca kohët e fundit kur u ndava unë, se unë e kam kapur Florencën edhe kur ka qenë e fejuar, ia kam falur.
Ardit Gjebrea: E ke kapur?
Ardian: Kohët e fundit kur filluam për divorc, jo ikte dhe na hyri përçarja, na hyri një grindje e keqe.
Pas asaj puntate duke dëgjuar gjithçka është thënë, akuzat për familjen e tij, dhunën dhe pretendimet për atësinë, Ardiani ka kërkuar të përballet me Florencën. Kjo e fundit nuk ka ardhur dhe në mungesë të saj është paraqitur i ati, Nazifi që do të dëgjojë edhe versionin e ish-dhëndrit.
Ardiani tregon një episod kur ai ka dyshuar se Florenca e tradhtonte, duke ruajtur edhe koherencën me deklaratën e tij në puntatën e 22 shtatorit.
Ardian: Historia ime që jam shkëputur nga znj. Florenca, kishim një vit para se të ndaheshim, na hyri përçarja shumë. Ajo mamaja e saj më ka futur shumë xixa mua, “mos e dëgjo Ardianin, po s’të pëlqeu më Ardiani ti gjen burrë tjetër, të gjen mamaja” i thoshte ajo, jam zënë. Iku ajo. I thashë mblidh mendjen se po shkatërrohemi, o mua, o mamanë. “Nuk të pyes, nuk të bëj”. Ikte e vinte, i dhashë fund. Atë ditë unë kam punuar se kam punuar edhe taksixhi.
Nazif: Sherrin ta ka futur motra jote ty.
Ardian: Kam punuar taksixhi, ka qenë ditë e diel.
Ardit Gjebrea: Kush?
Ardian: Unë, unë kam punuar taksixhi. I kam thënë nuses do të dalësh sot se bëhet pazar të dielave si zakonisht në Prrenjas, tha “nuk dal, ti ik puno dhe hajde”. Ndenja dy orë në Prrenjas, më ka marrë djali në telefon, më ka thënë” kur të vish o babi më bjer diçka për të ngrënë, çokollata”, këto gjërat, si çdo fëmijë. Vajta në shtëpi, shikoj këta të shtëpisë që rrinin në shkallë. E putha çunin, ia dhashë ato, thashë hë se është shpejt, do të pi një kafe me të shtëpisë. Shikoj unë nëpër shtëpim nuk po e shikoja. Baba, i thashë, ku është ajo? “S’e di”, tha, “nuk iku me ty në Prrenjas?”, se nga ajo që punoja taksixhi. Jo, s’ka shans. E mora në telefon, ku je, “në Prrenjas”, me kë, “me mamanë”. Vajta në Prrenjas, më tha “jam në Qukës”. Në Qukës i kam vajtur, ma ka fikur telefonin dhe kam marrë këtë burrin, e shikon këtë burrin, e kam marrë në telefon unë, i kam thënë ku e ke vajzën? “Ku di gjë unë, ti e pate në krevat”, më ka thënë mua. S’dinte gjë ai, nuk i vë faj. Nuk dinte gjë. Si ai muhabet, ma fiku telefonin, e kam mbyllur makinën atë ditë, jam mërzitur z. Ardit jashtë mase. Më ka ardhur në orën 6 të darkës.
Eni Çobani: Domethënë, ti dyshoje për Florencën?
Ardian: Asnjëherë. Atë ditë kam dyshuar për Florencën, më përpara jo. Asnjëherë për Florencën. Atë ditë kam dyshuar se po e shikoja që me mua u ftoh Florenca dhe atë ditë kur ma ka fitur telefonin thashë kjo më tradhton që s’e kap dot në asnjë vend. E kam marrë të atin në telefon, i kam thënë hajde të sqarohemi. Zotëria më vjen në shtëpi atë ditë…
Nazif: Nuk janë të vërteta asnjë.
Ardian: Një sekondë të të sqaroj unë, pastaj sqaro ti se ke dhe ti të drejtën tënde.
Nazif: Ç’të më sqarosh mua ti?
Ardian: Ka ardhur zotëria në shtëpi, jo të vijë si njerëz e ta sqarojmë ore si është gjendja, por më vete te policia e Prrenjasit. I thotë “z. Ardian Beqo ka dhunuar gocën time”, me furgon zotëria më vjen te shtëpia mua! Unë s’dija gjë.
“Ç’ishte kjo bubullimë?”/ Çobani kontaktohet nga kushëriri i Ardianit për deklaratën e atësisë
Në seancën e 22 shtatorit të “Shihemi në Gjyq”, Florenca deklaroi se ish-bashkëshorti i saj, Ardiani nuk lejon as atë dhe as prindërit e saj të takojnë djalin. Ardiani erdhi të përballet me të në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, por u gjend përballë ish-vjehrrit, Nazifit.
Ardiani mohon kategorikisht se është bërë pengesë, madje deklaron se kanë qenë vetë ata që nuk kanë ardhur ta takojnë. Një tjetër problem në deklaratat e Florencës ishte akuza e ish-vjehrrës se fëmija nuk ishte i Ardianit, por i kushëririt të tij. Ardiani rikonfirmoi se ai është babai i fëmijës, ndërsa Eni Çobani tregon se është kontaktuar prej kushëririt, Ilirit dhe familjes së tij që kanë qenë të befasuar dhe të prekur nga situata.
Ardit Gjebrea: Nazif, pse nuk ke shkuar ta takosh ti nipin?
Nazif: Kemi shkuar, me foto e të gjitha.
Ardian: Ku i ke fotot?
Nazif: Në telefon i kam.
Ardian: Kë ke takuar ti? Kur ke ardhur ti te fëmija? Si po gënjen sy për sy, nuk të vjen turp? Unë e kam fëmijën poshtë, e di ti që e kam poshtë, ta bie këtu në sallë e ta shikosh ti! Ta bie këtu, ka ardhur gjyshi të ka takuar?
Nazif: Po si s’kam ardhur? Kam ardhur me Florencën…
Ardian: Djalin e kemi këtu prezent, mbrapa. Për arsye që djali është minoren, nuk mund të vijë këtu, por ne duke menduar që do të vinte Florenca Bedeli, i kemi kërkuar Ardianit të sjellë djalin këtu, të bënim një bashkim sot me nënën, por Florenca nuk erdhi të thotë të vërtetat e saj dhe kjo është shumë e rëndë Nazif që Florenca Bedeli nuk është paraqitur sot këtu.
Nazif: Është e pamundur, është sëmurë, ka ikur për t’u kuruar!
Eni Çobani: Të lutem sepse ka thënë nuk është djali i Ardian Beqos…
Ardian: Turp i madh!
Eni Çobani: Të bëhet ADN-ja dhe ka përmendur edhe emrin e një zotërie të nderuar, Ilir Beqo që unë i kërkoj ndjesë publike. Më ka marrë bashkëshortja e Ilir Beqos zotëri, jo, jo, do t’i themi gjërat siç janë se unë mbaj shumë ngarkesë për ju, unë mbaj ngarkesë të madhe për ju dhe unë nuk mbaj ngarkesat tuaja se ç’keni në mendje ju. Zotëri, bëre një emision, do të vish, do të përballesh në çdo moment në qoftë se pala tjetër do të vijë. Më ke përmendur Ilir Beqon, Nazif, më fal, jo ju se zëvendësoni Florencën, ndjesë për ju, jeni një burrë i mrekullueshëm. Florenca, më ke përmendur Ilir Beqon. Ilir Beqo më ka thënë “znj. Eni, fëmijët e mi nuk shkojnë më në shkollë” dhe unë kam dy javë që merrem duke qetësuar Ilir Beqon dhe familjen e tij. As nuk e njihja dhe as nuk e dija, por unë mbaj përgjegjësi për çdo fjalë që hidhet në këtë seancë prandaj i kërkoj ndjesë publike Ilir Beqos, bashkëshortes së tij, fëmijëve të tij dhe ju falenderoj shumë për zemërgjerësinë tuaj dhe për gjuhën shumë fisnike që ju më keni telefonuar dhe më keni thënë “zonjë, të lutem, ç’ishte kjo bubullimë?” Kështu më është shprehur, “ç’ishte kjo bubullimë? Unë jam në Gjermani, kam një familje për të ushqyer, çfarë është kjo?” Prandaj duhet të mbajmë përgjegjësi kur përmendim emra dhe fakte.
“S’jam në Shqipëri”/Florenca del zbuluar, Çobani e revoltuar: Yt bir të pret në Klan!
Pas seancës së 22 shtatorit në “Shihemi në Gjyq”, Ardiani ka kërkuar të përballet me ish-gruan e tij, Florencën. Ndryshe nga ç’pritej, në vend të saj erdhi ish-vjehrri, Nazifi ndërsa Florenca i ka premtuar ndërmjetëses të rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan që do të marrë pjesë përmes një telefonate.
Disa minuta më parë, i ati tha se Florenca s’mund të ishte e pranishme pasi ishte sëmurë. Ky version rezulton ndryshe sepse Florenca thotë se është jashtë Shqipërisë.
Eni Çobani: Aktualisht ku ndodhesh Florenca, se duhet ta dijë publiku?
Florenca: Unë jam jashtë, nuk mund të vija, me gjithë respektin për ju.
Ardian: Po ai babai jot tha është sëmurë moj! O Zot i madh me këta!
Eni Çobani: Je jashtë Shqipërisë.
Ardian: Mbylle fare!
Eni Çobani: Të lutem,nuk është e drejtë që ju të dilni në një seancë publike, të thoni ato gjëra që thatë në drejtim të Ardian Beqos dhe Ilir Beqos dhe mos të vini publikisht, të përballeni me Ardian Beqon!
Ardian: Do të paguash lekët për moralin që i ke shkatërruar familjen tjetrit! I ke futur në sherr! Të doja ty unë sot të më vije, jo babanë tënd se s’kam punë me babanë tënd! Fëmijën e largove te prindërit e mi, ti vije ta takoje te prindërit e mi, kush do të ta nxjerrë më fëmijën ty? Do ta shikosh ti! Ke dy vjet e ikur moj!
Eni Çobani: Florenca, për mua ke bërë shumë gabim që nuk ke ardhur!
Ardian: Ku ke fakti ti moj që më ke futur në sherr mua?
Florenca: Jo, ti ku ke fakte që më je drejtuar mua me ato fjalë?
Ardian: Ti më ke marrë në telefon dhe më ke sharë, pastaj të kam çuar mesazhet unë! Mos më trego mesazhet ti mua e budallallëqe! Të doja sot këtu unë!
Në vijim, Çobani i thotë se djali që ajo pretendon se nuk e takon, ndodhet në prapaskenë pasi priste të takonte nënën e tij. Ndërmjetësja i kërkon që çdo akuzë që Florenca ka thënë në seancën e mëparshme për Ardianin t’ia deklarojë sërish, por vihet re një lëkundje prej saj.
Eni Çobani: Kjo nëna e këtij fëmije të mrekullueshëm që unë kam pasur fatin ta takoj personalisht dhe ka ardhur edhe sot në Televizionin Klan se mendoi dhe i premtuan që do të takojë nënën, Florenca! Nëna nuk ikën nga Shqipëria në qoftë se djalin e do! Kaq po të them!
Florenca: Nuk kam siguri dhe nuk kam ku të jetoj në Shqipëri! Nuk më mbështet asnjë njeri!
Eni Çobani: Atëherë për çfarë e kërkon kujdestarinë e djalit? Ke ardhur të marrësh kujdestarinë e djalit zonjë! Ju dhe të gjithë gratë e Shqipërisë, në qoftë se keni pretendime, diluni përballë si burrat!
Florenca: Unë u qëndroj të gjitha fjalëve që thashë!
Eni Çobani: Pse nuk erdhe? Ke pretenduar që Ardian Beqo nuk është babai i fëmijës! Thuaja pak këtë Ardian Beqos në telefon!
Florenca: Ai më ka akuzuar vetë…
Ardian: Ah mashtruese! Të kam akuzuar unë… prapë fillove të gënjesh moj?
“Jam në Prrenjas me mamanë”/Versioni i Florencës për dyshimin e tradhtisë: Ai më çoi vetë!
Përgjatë seancës së “Shihemi në Gjyq”, Ardiani tregoi se ish-bashkëshortja e tij, Florenca që ishte e pranishme në studio në seancën e 22 shtatorit të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, e ka tradhtuar. Ai tha se kjo ndodhi para divorcit të tyre, një ditë të diele kur Florenca kishte ndenjur në shtëpi ndërsa ai kishte shkuar për të punuar.
Kur ishte kthyer, Florenca nuk ndodhej aty ndërsa prindërit e Ardianit mendonin se ishte me të. Ai e kishte telefonuar, fillimisht përgjigjja e saj ishte se ndodhej në Prrenjas me mamanë, por nuk e gjeti atje. Në telefonatën tjetër, i kishte thënë se ndodhej në Qukës, i kishte mbyllur telefonin dhe ishte kthyer në shtëpi në 6 të darkës.
Në versionin e Florencës, ngjarja ka ndodhur ndryshe sepse ajo thotë se e ka çuar Ardiani në Prrenjas. Ajo është kthyer në orën 2 të drekës në shtëpi dhe janë grindur për vonesën.
Florenca: Atë ditë që jam larguar…
Eni Çobani: Jo, s’ka qenë dita që je larguar se ti je kthyer prapë atë natë kështu që mos i ngatërro gjërat.
Florenca: Ajo ditë ka qenë, një ditë para e di unë!
Eni Çobani: Ku ka lindur nevoja për ta lindur bashkëshortin se ku je?
Florenca: Unë nuk e kam gënjyer atë.
Eni Çobani: Çfarë i ke thënë? Nuk i ke thënë jam në Prrenjas me mamanë dhe nuk të ka gjetur se Prrenjasi tani më vjen keq, por një rrugë ka! Si është kjo histori?
Florenca: Ka qenë kështu, unë kam dalë në mëngjes, i kam vënë në dijeni edhe prindërit e Ardianit sepse jetonim bashkë, i kam thënë do ta mbani djalin se djali nuk më vinte në Prrenjas sepse unë do të dal do të takoj mamin!
Ardian: Gënjen!
Eni Çobani: Jo, ti ke thënë që do të shkoj me Ardianin, do të dal me Ardianin.
Ardian: Dhe ata i kanë besuar.
Florenca: Po Ardiani më ka çuar me makinën e tij në Prrenjas.
Ardian: Unë të kam çuar ty?! Mos! Çfarë po thotë kjo prapë?
Florenca: Ti më ke çuar, pastaj më ke bërtitur pse u vonove!
Ardian: Si moj të kam çuar, ti më ke ardhur në 6 të darkës! Unë të kam çuar ty?
Florenca: Jo në 6 të darkës, mos gënje tani në 6 të darkës, në orën 2 kam ardhur e më ke thënë pse u vonove kaq shumë!
/tvklan.al