Në lajmet e ditës që Albi, korrespondenti i programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan raporton nga Vlora, ishte edhe një rast familjar. Babai i ka prezantuar djalit të tij një vajzë 10-12 vjeçe duke i thënë se ishte e motra. Sipas Albit, ky fëmijë është jashtë martese.
Albi: Një djalë ka ngelur i shokuar nga i ati për faktin se… djali është rreth të njëzetave, i ati e ka ftuar për një kafe, e ka ulur në tavolinë dhe kanë biseduar në përgjithësi, në fakt e ka prezantuar edhe me një vajzë tjetër. E ka ulur në tavolinë, vajza ishte diku te 10-12 vjeçe…
Aldo: Urdhëro?!
Albi: E ka prezantuar me një vajzë tjetër e cila ka qenë 10-12 vjeçe dhe i ka thënë se “kjo është motra jote”. Pavarësisht se djali nuk e dinte, zotëria ka pasur një fëmijë jashtëmartesor. Djali ka ngelur pak i shokuar se nuk e priste këtë gjë që i ati ia ka thënë, por “thjesht sa për ta ditur se s’i dihet si vijnë kohërat që mos të ngatërroheni me njëri-tjetrin”, i tha./tvklan.al