Një çift në Vlorë është përfshirë në një debat pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore. Albi, korrespondenti i Vlorës i programit “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan thotë se burri bënte dy punë por dorëzonte në shtëpi vetëm njërën prej pagave. Kjo ngjalli dyshime te bashkëshortja e cila u gjend para faktit tronditës.

Albi: Burrë dhe grua janë në një debat me njëri-tjetrin pasi zotëria mirë që bën dy punë, lodhet por e bukura është se në shtëpi kur vete te bashkëshortja  i çon vetëm njërën rrogë. Tani zonja fillon me dyshimet e saj ku vete, ku bën dhe e bukura doli pasi e zbuloi me anë të shoqërisë dhe duke e ndjekur edhe vetë që ky zotëria ia jepte një zonje tjetër ku me atë kishte edhe një fëmijë të jashtëligjshëm.

Aldo: Urdhëro?!

Albi: Kishte një fëmijë të jashtëligjshëm, jo martesor.

Aldo: Seriozisht e ke?!

Albi: Po dhe një rrogë ia kalonte asaj që të kujdesej për fëmijën./tvklan.al