Humbja ndaj Udinesë shkakton tërmet te Lazio. Trajneri i skuadrës, Maurizio Sarri ka vendosur të japë dorëheqjen për shkak të rezultateve negative. Disfata e katërt radhazi mes kampionatit dhe Champions League duket se nuk është kapërdirë mirë nga ana e 65-vjeçarit. Rezultatet e fundit ishin vendimtare në zgjedhjen e trajnerit për t’i dhënë fund marrëdhënies me klubin e Lotitos. Prej kohësh marrëdhëniet mes klubit dhe trajnerit ishin ftohur, për të sjellë edhe divorcin mes palëve.
Mediat italiane raportojnë se Sarri i është drejtuar shpesh futbollistëve të Lazios, mes të cilëve edhe mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj se nëse nuk dëshironi të punoni më lajmëroni. Në krye të kryeqytetasve që prej qershorit 2021, Sarri largohet nga Lazio pas 137 ndeshjeve zyrtare. Nga këto, 65 janë fitore, 30 barazime dhe 42 humbje. 204 të shënuar dhe 159 të pësuar për një total prej 225 pikësh dhe një mesatare prej 1.64 golash për ndeshje.
Klan News