Ed Sheeran dhe gruaja e tij Cherry Seaborn kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë. Ka qenë këngëtari, ai i cili ka ndarë me fansat lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ed ndau një foto të çorapeve të vajzës së tij të vendosura në një batanije të thurur, ku zbuloi edhe emrin e saj të veçantë.
“Një mesazh i shpejtë nga unë, pasi kam disa lajme personale që doja t’i ndaja me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme: Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë shumë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem sërish”, shkruan Sheeran bashkëngjitur postimit të tij./tvklan.al