Lajme Arkiva 2003

Edi Rama ka zhvilluar një takim me invalidët e të gjithë kategorive në sallën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës. Rama i ka premtuar kësaj kategorie njerëzish që me gjithë mundësitë e kushtëzuara financiare që ka, Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ti ndihmojë dhe ky sipas Ramës nuk është një premtim për të mbledhur vota iluzionesh, por një premtim që do të përmbushet e punë.

Edi Rama: Janë një sërë nismash, unë nuk do i përmend këtu të gjitha, të cilat, nga njëra anë janë shprehje e një vullneti të palëkundur për të krijuar një sistem të denjë në shërbimin ndaj gjithë këtyre kategorive, por nga ana tjetër, na tregojnë edhe më mirë se sa e gjerë është kjo problematik dhe se sa e vështirë është lufta për ta vënë atë nën kontroll.

Më pas Rama ka marrë pjesë në mbledhjen e 91 pemëve të reja në rrugën “Muhamet Gjollesha” ku nuk ka humbur rastin të takohet edhe me banorë të kësaj zone.

Edi Rama: Rrugët që ne i kemi ndërtuar janë rrugë evropiane, janë modele që qytetarët të kuptojnë se cila është Tirana evropiane dhe si do të jenë rrugët e Tiranës ku ky projekt disa vjeçar do të realizohet, por nga ana tjetër nuk mund të kuptohen pa këtë dimension të gjelbër dhe askush nuk duhet të shqetësohet për gjethet e thata. Sepse kjo është një çështje specialistësh./tvklan.al