Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Një letër nga Edi Rama ka mbërritur këto ditë në çdo shtëpi tiranase. Një mesazh miqësor, ku kandidati për Bashkinë e Tiranës shprehet, se sfidat e kryeqytetit tonë të përbashkët kapërcejnë kufijtë e partive politike. Letra mbyllet me moton “Çdo vendim është i tillë pasi është i drejtë dhe nuk është i drejtë thjesht sepse është vendim”.

Në takimin me sportistët tiranas, Edi Rama premtoi ngritjen e një komisioni për sportin brenda bashkisë, rikthimin e terreneve sportive, në mënyrë që sporti të bëhet një element thelbësor në luftën kundër drogës dhe kriminalitetit.

Edi Rama:- “Ka filluar të bëjmë ç’është e mundur që në oborret e shkollave, në palestrat e shkatërruara të shkollave të mesme, apo edhe në ato vende ku ne mund të bëjmë diçka për shkolat 8-vjeçare, të investohemi seriozisht, për të bërë të mundur, që drogën, kriminalitetin dhe të gjitha veset e tjera të mund t’i luftojmë në mënyrë frontale me anë të sportit”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame