Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Edi Rama me stafin e tij elektoral, sot ka zgjedhur periferitë e Tiranës, tek Fusha e Aviacionit, për takimet spontane me qytetarët. Në fillim një ndalesë tek pazari i shumicës. Pasi është peshuar tek peshorja e njërit prej tregtarëve, Rama i ka pyetur ata për punën, shëndetin dhe hallet që i shqetësojnë. Duam kushte më të mira dhe më higjenike, iu drejtuan Ramës, tregtarët e shumicës, tregu i të cilëve administrohet nga Bashkia e Tiranës.

Rama ka premtuar se prioriteti i tij, me ardhje në krye të bashkisë është pikërisht pastrimi dhe higjiena, sidomos në vendet publike. Pasi ka takuar personalisht pothuajse të gjithë tregtarët, Rama shkoi tek pallatet pranë Fushës së Aviacionit. Ai takohet edhe me punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit. Rama pasi u njoh nga afër me problemet e tyre u premtoi atyre, një ndryshim konceptual të punës në të ardhmen.

Më pas Rama ka vazhduar rrugën në këmbë, duke takuar banorët e zonës kryesisht të ardhur, por dhe kalimtarë të rastit. I ftuar nga një banor, Rama mbylli takimet spontane të paradites me një kafe./tvklan.al

Gazetar – Eduarta Frangaj