Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Edita Tahiri:- “Unë mendoj se do të ishte mirë që faktorët politikë të shqipërisë dhe të Kosovës të provojnë të importojnë nga njëri-tjetri anët poztive të veprimit politik, si dhe të minimizojnë aspektin negative të importit. Kujtoj se shqiptarët duhet të tejkalojnë një mentalitet politik, i cili në fakt po mbështetet në parimin e eskluzivitetit dhe kjo po e dëmton shumë avancimin politik dhe demokratik të faktorit shqiptar. Prandaj duhet të gjithë të angazhohemi që politika të jetë një angazhim i cili do të jetë promovimi i vlerave demokratike.
Gazetari:- Shqiptarët që banojnë në Bujanovc, Medvegj e Preshev dhe në krahinat e Serbisë jugore, kërkojnë të shkëputen nga Serbia, por nga klasa politike shqiptare kërkohet që ata të kenë durim. Pse pikërisht nuk mbështetet lufta e tyre pra një UÇK që ata kanë krijuar tashmë?
Edita Tahiri:- “Ne të gjithë pamë luftën dhe tragjedinë e saj dhe është angazhimi jonë parësor që të kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të hapet një dialog ndërkombëtar midis shqiptarëve të atyre trojeve dhe autoriteteve të Beogradit për një zgjidhje politike të problemit”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame