Edoardo Bove ka hedhur pas krahëve momentet kritike, teksa ka lënë spitalin. Mesfushori i Fiorentinës është rikthyer në shtëpi pas kolapsit të ndodhur 12 ditë më parë në ndeshjen e kampionatit italian ndaj Interit. 22-vjeçari u shemb në tokë, ku shfaqi probleme në zemër. Mesfushori iu nënshtrua operacionit, teksa ka vendosur një defibrilator në zemër pas arrestit kardiak. Pajisja ndërhyn për të korrigjuar ritmin e zemrës kur është e nevojshme.
Lojtari do të ketë autonominë për të vendosur nëse do ta mbajë defibrilatorin apo ta heqë atë. Në rast se lojtari ka nevojë për të luajtur me ndihmën e pajisjes në fushën e lojës, 22-vjeçari nuk do të lejohet të aktivizohet në Itali. Do të jetë e mundur në vende të tjera, për shembull, Angli, Holandë dhe Belgjikë.
Christian Eriksen duhej të largohej nga Interi pas një ngjarje të ngjashme gjatë Europianit 2020, para se të firmoste më pak me Brentford dhe Manchester United. Bove ka luajtur 14 ndeshje për Fiorentinën, duke shënuar 1 gol dhe 4 asistime duke qënë si i huazuar nga Roma.
Klan News