Egnatia triumfoi minimalisht ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së 17-të. Sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që ngjiten përkohësisht në krye të renditjes me 30 pikë, në pritje të ndeshjes së Partizanit.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Regi Lushkja në minutën e 50-të me penallti. Korçarët luajtën me 10 lojtarë nga minuta e 60-të, kur Albi Doka u ndëshkua me të kuq.

Kjo humbje e mban Skënderbeun në vendin e parafundit me vetëm 14 pikë.

Laçi vazhdon të konfirmojë formën e mirë, teksa këtë herë ndali në një barazim pa gola Dinamon. Kurbinasit i shkuan shumë afër avantazhit në minutën e 70-të, por gjuajtja e Melos nga penalltia, u prit nga portieri Sali.

Me këtë barazim, Dinamo mban vendin e tretë me 28 pikë, ndërsa Laçi renditet në vendin e tetë me 17 pikë. /tvklan.al