Të pathënat e krimit në 3 dekada… E kush tjetër mund të fliste për çfarë ka ndodhur gjithë këto vite në të ashtuquajturën “bota e nëndheshme” se gazetari i njohur Artan Hoxha. Ai rrëfeu momentet më të vështira të profesionit të tij. Një nga çështjet që ka raportuar ai ka qenë edhe dosja “Tropoja”. Vështirësitë fillonin që nga pagesat.
“Kur e kujtoj me sa pak lekë kemi qenë atje. Niseshe nga Tirana me 30 mijë Lekë. 10 mijë lekë ishte bileta e furgonit nga PD-ja edhe bileta e tragetit brenda që do shkoje në Fierzë. Pastaj fut edhe kthimin dhe ngeleshe me 10 mijë lekë. Çfarë mund të bëje me 10 mijë lekë? Për fat të mirë tropojanët ishin mikpritës. Kudo që të trokisje nuk ngilje përjashta. Kjo më dha mundësinë të njoh më shumë nga çfarë mendoja unë”, tha ai.
Hoxha tregoi disa episode të raportimeve të tij në Tropojë.
“[Komisari Gani Malushi] mbante një pardesy të gjatë të zezë, mbante një kapele. Hynte nëpër biznese dhe u thoshte hë si duket koha, po pastrohet. Ndërkohë kishin ndodhur ngjarjet ishin vendosur atentati me mina në Cërnicë që erdhi specialisti i KFOR-it gjerman dhe nuk afrohej. Ekspertët tanë se nuk e dinin sa e rrezikshme ishte shkonin atje. Ai thoshte mos u afroni se dy mina kanë shpërthyer, tre të tjera janë të pashpërthyera. Madje mbaj mend ka ardhur prokuror nga Palermo dhe kërkoi të shkonte atje. Ai ka thënë tekstualisht, Giovanni Falcone-n e ekzekutuan me 500 kilogramë tritol në një vend që iu vendosën poshtë autostradës. Atentati në Tropojë, ai i gushtit ’99 ka qenë gati 1 kilometër rrugë e minuar. Ata kishin disa makina të blinduara. Autorët e kishin vendosur eksplozivin në shkëmb, pra në shpat të malit, poshtë humnerë, rrjedha e Valbonës. Ideja ishte që nëse nuk dëmtoheshin aty të binin poshtë në humnerë. Në fakt blindet i shpëtuan që nuk u vranë të gjithë. Koha që Ganiu [Malushi] e thoshte në qytet ishte pas kësaj gjëje. Unë në atë moment e kap.
Mua më qëllonte ditën se rrija në komisariat sepse kanë pasur krevate brenda. Me aq lekë sa kisha unë komisariat do rrija. Ça ndodhte aty. Ditën i shikojë në komisariat me automatik punonjës policie. Në darkë shkoja ta zemë në Kërrnajë, në kullë në Haklja, ose mund të shkoja në Shoshan ose mund të shkoja në Bujan dhe të njëjtët njerëz që ditën i kisha parë të veshur me uniformën e policisë me kallashnikov, në darkë ishin atje. Madje mund të bënin dhe roje se ndërronte turni i natës. Në atë kohë në Kërrnajë ti kishe postbllok. Nuk shkoje shtëpisë së Haklajve. Në Valbonë ka pasur, në Dragobi ka pasur postbllok”, tha Hoxha./tvklan.al