Sektori i Antitrafikut në Elbasan ka arrestur mengjesin e sotëm 5 persona të cilët u kapën në flagrancë me një sasi të madhe municionesh. Policia ka vënë në pranga, R.Blogu 19 vjeç, P. Elezi 45 vjeç, M. Blogu 17 vjeç, F.Llapushi 17 vjeç dhe Greis Çarçia 26 vjeç.
Burimet policore bëjne me dije se 5 të arrestuarit synonin trafikimin e municioneve me qëllim përfitimi.
Nga operacioni policor u sekuestruan 17 kapsolla detonatore, 22 kallëpë eksplozivi, 6 granata mësymëse, 30 granata dore dhe një pushkë më 1100 fishekë.
Tv Klan