Kur bëhet fjalë për zërat e fuqishëm të gjeneratës së re të artistëve, Eldis Arrnjeti është ndër përfaqësuesit më të denjë. Që në fëmijëri ai është vlerësuar me çmime në festivale të ndryshme.

Sot vjen në “Kënga Magjike” në Tv Klan me një baladë epike të titulluar “Ah…sikur”, në rolin e kantautorit. “Ah…sikur” flet për pendimin e këngëtarit për dashurinë e shkuar, e duke lexuar fragmente nga teksti “Ah sikur kohën ta kthej mbrapsht, ah sikur ma fort të ishim dasht’”, lindin dyshimet nëse kënga është dedikim.

Në pentagramin tek emisioni “E Diela Shqiptare”, pyetjet drejtuar Eldisit, na zbuluan edhe momente nga jeta e tij sentimentale. Për hir të “Kënga Magjike” kantautori u vu në një udhëkryq: Të rikthehej përgjithmonë me ish të dashurën e tij, për hir të kupës së festivalit.”

Vlen të shtojmë se Eldis Arnjeti gjithmonë i ka kënduar dashurisë, por së fundi këngët me tekste ndarjeje janë shtuar në repertorin e tij. Ai ka pranuar se i ka dedikuar 5 tekste ish të dashurës së tij. A mund të jetë edhe “Ah sikur” një dedikim?

Nga ana tjetër kantautori tregoi se do të shpenzonte çdo qindarkë për realizimin e një albumi, që në fakt është ëndrra e çdo këngëtari./tvklan.al