Elon Musk thyen rekorde me pasurinë e tij. Sipas listës së revistës prestigjoze Forbes që shfaq në kohë reale luhatjet e pasurisë së miliarderëve, pasuria e bosit të Teslas dhe prej kompanive të tjera më të mëdha të botës ka arritur në 429.2 miliardë Dollarë.

Asnjë miliarder tjetër nuk e ka prekur deri më sot nivelin e 400 miliardë Dollarëve.

Maskun e ndjekin në listë  Xhef Bezos, Larry Ellison e Mark Zuckerberg, të cilët kanë jo më shumë se 250 miliardë Dollarë pasuri secili.

Pasuria e Maskut mori një shtytje të madhe pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, që u fituan nga republikani Donald Trump.

53-vjeçari ishte një nga të famshmit më kryesorë që mbështetën fushatën e Trumpit, çka bëri që besueshmëria e investitorëve tek ai të arrijë majat.

Rritja me 77% e pasurisë pas 5 Nëntorit lidhet me shtimin e madh të vlerës së aksioneve të firmave të tij si Space X, Tesla, X apo Neuralink.

Tv Klan