Kutia vazhdon të dhurojë çmime pafund. Brenda një jave sërish një çmim i madh prej 10 mijë eurosh dhe sërish fituese është një studente. 19-vjeçarja Vilma Çela nga Tirana, që studion në vitin e parë për Drejtësi i ka shkuar lojës deri në fund pa u joshur nga ofertat tunduese të bankës dhe të mikpritësit Enkel Demi.
Ndoshta askush përgjatë lojës nuk e besoi se vajza e re do të arrinte të rrëmbente çmimin e madh, ndoshta as vet protagonistja e lojës.
Vilma Çela: “Aty u trondita pak, por pastaj e mora veten. Ofertat ishin goxha shumë joshëse, por nuk arrita të tundohesha nga ato. Ishte mami im ajo që këmbëngulte më shumë për ofertën.”
Gazetari: Ndërsa ju ishit e vendosur?
Vilma Çela: “Unë isha e vendosur sepse nuk e prisja, por ishte diçka që e ndjeja.”
Studentja 19-vjeçare e konsideron veten një lojtare fanatiket kutisë, ngaqë siç pohon edhe vetë ajo është e pasionuar prej saj.
Vilma Çela: “Sigurisht që po, është një emision i shkëlqyer.”
Çmimin e fituar nga loja më popullore në ekranet televizive shqiptare ajo do ta përdorë për të vazhduar studimet në universitetin privat ku ka ndjekur vitin e parë, por juristja e ardhme thotë se do të mbetet një shikuese besnike e Kutisë dhe dëshiron që këtë kënaqësi ta ndajë edhe me të tjerët.
Vilma Çela: “Ta ndjekin sa më shuam, është një lojë e mrekullueshme. Gjithë njerëszit që besojnë se kanë fat duhet të shkojnë patjetër.”
Javën e kaluar një tjetër çmim i madh u fitua nga një tjetër studente Envisa Ajazi, nga Kuçova, që ndjek vitin e katërt për Fizikë në Tiranë e mjaft çmime të tjera kanë shkuar për pjesëmarrësit e kësaj loje ku spektakli i ndërthurur me fatin e konkurrentëve dhe skenarin paparashikueshëm është i garantuar./tvklan.al
Gazetar: Edian Gjoni
Operator: Ben Haxhiaj