Si pasojë e erërave të forta, Lezha dhe rrethinat e saj kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike që nga mbrëmja e së shtunës. Kjo situatë vijon në pjesën më të madhe të fshatrave, ndërsa OSHEE njofton se po punohet intensivisht në linjat e dëmtuara.

“Në lidhje me situatën e krijuar për furnizimin me energji elektrike në rrethin e Lezhës të shkaktuar nga erërat e forta ju informojmë se është punuar gjatë gjithë ditës së djeshme edhe në orët e vona të natës si edhe vazhdon të punohet për rikthimin e energjisë në zonat e ngelura pa energji siç janë zonat Kallmet, Rraboshtë, Fishtë, Krajën, Gjader, Mabë, Zejmen, Pllanë, Rrilë, Tale. E theksojmë se rikthimi i energjisë do të realizohet deri në orët e drekës për të gjitha zonat pasi janë ngritur 10 Grupe pune për rikthimin e energjisë”, njoftoi OSHEE./tvklan.al