Myslimani francez i quajtur Ibrahim, një njeri që reflekton mirësi, ka predikuar vlerat njerëzore nga skena e teatrit “Alekandër Moisiu” në Durrës. Të tillë e kanë perceptuar shikuesit personazhin e luajtur në skenën e teatrit të qytetit bregdetar nga aktori i madh i skenës Mirush Kabashi. Ngjarja zhvillohet në një lagje periferike të Francës dhe...