Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ministria E Energjise

Gropa e Tiranë-Elbasan, buxheti do paguajë edhe 44.7 mln €

MIE: Faji i LSI. PD: Punimet iu dhanë firmës së Edmond Begos Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka humbur në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit çështjen me kompaninë që kishte fituar ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan “Copri Aktor”. Por për qeverinë, fajin që buxhetit i duhet të paguajë si penalitet 44.7 milionë...

Shtator 7, 2020

Prishen 8 kontrata të hidrocentraleve të vegjël

Minsitria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për ndërprerjen e njëanshme të kontratave për 8 hidrocentrale të vegjël. Lajmi u publikua në një deklaratë për shtyp nga zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati, i cili tha se deri tani janë skanuar 54 kontrata, 8 prej të cilave kanë rezultuar me shkelje të rënda....

Mars 5, 2019

TEC-i i Vlorës, një “kufomë energjetike”

Qeveria pranon pas një dekade e gjysëm se ndërtimi i Termocentralit të Vlorës është një vepër e dështuar, e cila jo vetëm që nuk ka arritur të marrë 110 milionë Eurot e investuara, por aktualisht buxheti i shtetit paguan 6 milionë Euro çdo vit për këtë vepër. 5 milionë për shlyerjen e kredisë dhe 1...

Janar 8, 2019

Çertefikimi energjetik i banesave

Brenda vitit 2018-të të gjitha godinat shtetërore dhe banesat duhet të bëjnë çertefikimin energjitik të tyre. Por çfarë është çertefikata energjetike? Gjergj Simaku, autori i ligjit për energjinë e rinovueshme dhe drejtor i kësaj fushe në Ministrinë e Energjisë thotë se të gjithë qytetarët duhet të dinë se sa kilovat orë për metër katror shpenzon...

Tetor 21, 2017

Qeveria tërhiqet nga Bushtrica 4

Qeveria është tërhequr nga ndërtimi i hidrocentralit Bushtrica 4, i cili kalonte përmes Parkut Kombëtar Shebenik – Jabllanicë. Drejtoria e Koncesioneve në Ministrinë Energjisë ka njoftuar ndërprerjen e procedurës për shkak të një kërkese që ka ardhur nga UNESCO. Një pjesë e parkut bie në nënzonën qendrore të Rrajcës, e cila ka shkallën më të...

Gusht 28, 2017

Hapen ofertat për koncensionin e Bushtrica 1 dhe 2

Ministria e Energjisë ka shpallur tenderin për të dhënë me koncesion dy hece në zonën e Librazhdit përgjatë lumit Bushtricë. Bushtrica 1 dhe 2 janë hidrocentrale të cilat në vitin 2009, qeveria Berisha ia dha të drejtën e ndërtimit dhe shfrytëzimit një kompanie private, të cilës më vonë i është revokuar licenca. E kontaktuar nga...

Prill 30, 2017

Protesta e banorëve të Zharrës para ministrisë së Energjisë

Pas dy orësh pritje në derën e ministrisë se Energjisë dhe Industrisë, banorët e Zharrëz tentuan ta hapin vetë atë. Duke marrë nëpër duar megafonin, ata u shprehën të vendosur se nuk do të lëvizin nga dera pa marrë një zgjidhje përfundimtare për dëmtimet e banesave nga shpërthimet e kompanisë Bankers. Por cila është zgjidhja...

Shkurt 25, 2017

Afati i ri për daljen në tregun e lirë të energjisë

Ministria e Energjisë ka pranuar kërkesën e bizneseve të mëdha për të shtyrë afatin ku ata do të detyrohen të sigurojnë vetë energjinë elektrike, deri në fund të qershorit të këtij viti. Gjatë një takimi me bizneset, përfaqësues të kësaj ministrie thanë se asnjë biznes nuk rrezikohet të mbetet pa energji elektrike. Nëse nuk arrin...

Shkurt 18, 2017

Gati ndarja e OSHEE dhe Albpetrol

Dy prej kompanive më të mëdha të energjisë në vend, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dhe Albpetroli, do të ndahen. Kompania që shpërndan energjinë që prej janarit do të rindërtohet në pjesën komerciale, atë të shitjes dhe blerjes së energjisë dhe pjesën e shpërndarjes. Brenda pak javësh edhe ndërmarrja publike e prodhimit të naftës dhe...

Nëntor 25, 2016

Akcisë 13 lekë/litër për gazin e lëngshëm tek makinat

Duke nisur nga 1 Janari 2017, drejtuesit e automjeteve me gaz do të paguajnë 13 lekë për litër më shtrenjtë karburantin. Por si do të funksionoje kjo skemë dhe si do të bëhet e mundur ndarja e përdorimit për konsum nga familjarët dhe automjetet për të mos lënë shteg për abuzim? Nga Ministria e Energjisë...

Nëntor 25, 2016