Është në gjendje kritike për jetën biznesmeni Bardhi Bezhani makina e të cilit shpërtheu të shtunën në mbrëmje. I plagosuri ndodhet i shtruar në reanimacionin e Spitalit Ushtarak dhe, sipas mjekëve ka humbur këmbën e majtë si pasojë e shpërthimit, gjë që rrezikon seriozisht jetën. Bezhani ka pësuar edhe dëmtime të tjera më të lehta...