Europa League mbylli raundin e pestë të ndeshjeve, ku nuk munguan surprizat.

Lazio u ndal në shtëpi nga Ludogorets, me italianët që barazuan pa gola. Pavarësisht këtij rezultati, Lazio mban vendin e parë në renditje me 13 pikë, po aq sa ndjekësit e Bilbaos dhe Frankfurt. Në vendin e katërt renditet Galatasaray me 11 pikë.

Manchester United, me fitoren 3-2 ndaj Bodo/Glimt, u ngjit në vendin e 12-të me 9 pikë, ndërsa Tottenham mban vendin e nëntë me 10 pikë.

Shumë dobët Roma, që pas pesë ndeshjeve, numëron vetëm gjashtë pikë dhe mban vendin e 21-të.

RENDITJA:

Standings provided by Sofascore

/tvklan.al