Klubi Premier League, Everton, ka ndryshuar pronësi. Grupi amerikan “Friedkin” ka blerë shumicën e aksioneve të klubit anglez.
Farhad Moshiri, që kishte shumicën tek Everton-it, i ka shitur aksionet te miliarderi amerikan, Dan Friedkin.
Klubi i Premier League, ishte prej kohësh në shitje, por nuk po mbyllej një akord me të interesuarit. Grupi “Friedkin”, duhet të shlyejë edhe një borxh prej 600 milionë eurosh, me klubin që shpesh është paralajmëruar për dënim, në lidhje me problemet financiare.
Amerikanët e “Friedkin” kanë në pronësinë e tyre edhe klubin italian të Romës, ndërsa tani do të kenë edhe Evertonin, skuadër ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja. /tvklan.al