Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ish-Kryetari i Partisë Socialiste zoti Fatos Nano mban një fjalim para socialisteve të qytetit të Fierit.
Fatos Nano:- “Ndodhi 14 Shtatori pra një sulm i verbër i dhunshëm kundër institucioneve me synim të dukshëm marrjen e pushtetit me dhunë. 14 Shtatori nuk ishte një ditë e veçantë e shkëputur nga një proces politik, por si një skenar destabilizues që kishte vepruar në të gjithë muajt e qeverisjes sonë deri në atë kohë. Ngjarjet e Shkodrës dhe shkatërrimi i institucioneve të Shkodrës, bllokimi i rrugëve dhe sulmi i forcave të rendit, vrasja e përfaqësuesve të rendit etj, që tentuan të ashpërsojnë klimën midis shtetit dhe opozitës, që nga arrestimi i të gjatëve deri tek vrasja terrorriste e Azem Hajdarit. Lind pyetja kujt i interesonte kjo gjë? Nëse do të kishte një njeri të vetëm që ishte krejt i painteresuar për 14 Shtatorin, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për destabilitet, ky njeri ishte Fatos Nano. Prandaj akuza ende nervoze apo e qëllimshme që fatos Nano braktisi shtetin dhe e la në duart e terrorristëve, apo Fatos Nano ka gisht në vrasjen e Hajdarit etj, është qorre, ose është e qëllimshme për të aritur që gjithë ky proces kishte për qëllim të largonte Fatos nanon nga PS dhe nga drejtimi i shtetit. Pas 14 Shtatorit ju e dini që qeveria në mbështetje të informacioneve që dispononte, të mbledhura edhe nga shërbimet e specializuara të shtetit, bëri vlerësimin dhe denoncimin e ngjarjeve të 14 Shtatorit si tentativ për grusht shteti, duke shpallur inisiator dhe organizues të tyre Berishën dhe njerëzit e tij që kishin organizuar lidhjet me krimin e organizuar në PD. Këtë qëndrim e mbështeti edhe parlamenti duke shkuar në zhveshjen nga imuniteti të deputetit, të Berishës dhe të disa krerëve të tjerë, për tja dhënë drejtësisë. Në 14 Shtator kërkohej koka e Fatos Nanos edhe fizikisht. Natyrisht Fatos Nano që pranoi të bëj burg me dëshirë për të shporrur regjimin e Berishës, duke krijuar simbolikën dhe solidaritetin përkatës të socialistëve kundrejt një padrejtësie kaq flagrante. Kur futet kryetari i opozitës në burg asnjë propaganda nuk ngjit më se po ndërtojmë demokraci. Por një njeri që bën burgun me vullnet politik, nuk mundet të largohet nga frika prej zyrës, aq më tepër një njeri që mori vetë me kërkesën dhe me mbështetjen e gjithë partisë detyrën më të vështirë në shtetin e ri, detyrën e kryeministrit”./tvklan.al