Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fatos Nano vazhdon fushatën e tij në Kavajë. Konferenca e PS të Kavajës ka patur sot të deleguar nga Qendra ish-Kryeministrin Fatos Nano dhe Ministrin e Informacionit Ulqini. Nano ka kritikuar Qeverinë e Majkos pasi nuk është në gjendje të luftojë korrupsionin dhe kontrabandën edhe pas fushatës me komando. Nuk ka mundësi tha Nano që një politikan dhe i afërm i tij të ndërtoj vila me rrogat e shtetit.

Berisha vazhdoi Nano, duhej të përgjigjej para drejtësise për veprimet e tij në 97 dhe 98 dhe Kryeministri Majko nuk duhej të takohej me Berishën. Këto fjalë ngacmuan Ulqinin i cili me pak tone nervozizmi ka sqaruar se takimi Majko-Berisha u bë atëherë kur ishte më shumë se kurrë nevoja e stabilitetit politik në vend. Në atë kohë sapo kishte ndodhur masakra e Raçakut në Kosovë dhe situata në kufi po acarohej gjithnjë e më shumë, tha Ulqini, ndaj bashkëpunimi mes politikanëve shqiptar ishte një domosdoshmëri.

Nano më pas ka replikuar duke thënë se stabiliteti në vend arrihet dhe duke mos bashkëpunuar me njerëz si Berisha. Nesër Nano do jetë në Durrës bashkë me Zëvendës Kryeministrin Meta, ndërsa kryeministri Majko do të shkojë në konferencën e PS në Vlorë./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj