Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kandidati rival i kryeministrit Majko, ish-kryeministri dhe ish-kryetari socialist Fatos Nano, ka ndërprerë fushatën në bazë. Nano kishte programuar të merrte pjesë në Konferencën e socialistëve të Librazhdit, por arrestimi i dy oficerëve të gardës, shoqërues të tij nga forcat e Briskut, e ka detyruar atë të shpjegoj para gazetarëve prapa skenën e një akti të tillë.

Sipas Nanos Agim Lleshi dhe Edmond Merkaj janë në rrëmbyer nga forcat e Briskut, pa djeninë dhe miratimin e eprorëve të këtyre forcave dhe aq më tepër organeve që kanë bërë ndalimin e dy gardistëve, nuk kanë bërë ende present para avokatëve të tyre asnjë material që justifikohej ndalimi i tyre. Arrestimi i gardistëve sipas Nanos ka lidhje me inskenimin e parapërgatitur me kujdes nga Berishët e PS dhe Haxhi Qamilët në pushtet, në Konferencën e PS në Gjirokastër.

Nano ka aluduar për emra konkret që kurdisën të gjithë këtë prapaskenë dhe incidentin e mbrëmshëm të arrestimit të gardistëve shoqërues të tij.

Socialisti Fatos Nano:- “Më lejoni të sjell në vëmendjen publike diçka nga përvoja ime politiko-gjyqsore. Sa herë që unë mësoja në burgun e Tiranës apo të Bënçës ndryshime akuzash apo përshkallëzim veprimesh repressive ndaj kryetarit të PS të burgosur, Sali Berisha nuk ndoshej në Tiranë. Lidhjet bëhen natyrshëm në një shoqëri ku politika dominohet nga mentaliteti i vjetër Haxhi Qamilëve në pushtet. Jam i detyruar të ndaj me jut ë njëjtin vlerësim që është kojha e të penduarve por ju lutem mbani në vëmendje që unë nuk I përkas mafies”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame