Festa e Nevruzit ka mbledhur në selinë e Krygjyshatës Bektashiane mijëra besimtarë të feve të ndryshme të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, të cilët kanë nisur ritet fetare me bekimin e Kryegjyshit Bektashian Reshat Bardhi. Në mjediset e Kryegjyshatës gjithçka është shndërruar në ngjyrat e festës. Në këtë ditë rreth 800 milion bektashinj në gjithë botën, përkujtojnë lindjen e Imam Aliut duke shijuar qumështin e bekuar dhe mjaft ëmbëlsira.
Në mikrofonin e TV Klan besimtarët shpresojnë që edhe në Kosovë të rikthehet paqja për të qënë sa më larg luftës. Për të festuar sot ka ardhur Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani. Ai ka përuruar bustin e shkrimtarit të madh bektashian Naim Frashëri.
Rexhep Mejdani: “Është urimi që del nga zemra për mbarësi, për paqe, për drejtësi, liri dhe demokraci.”
Më pas kanë uruar Festën e Sulltan Nevruzit, Kryeministri Pandeli Majko, Zëvëndëskryeministri Ilir Meta, Ministri i Jashtëm Paskal Milo, Ambasadorja Amerikane Mariza Lino e të ftuar të tjerë.
Majko në urimin e tij u shpreh: ” Mendoj që është një moment tepër i veçantë. Kjo festë e cila simbolikën kryesore ka shprehjen tepër sinjikative për këto momente që po kalon kombi ynë: Pa Atdhe nuk ka Fe. “
Ka uruar besimtarët edhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe udhëheqës të tjerë të opozitës./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame