Për herë të tetë në histori, Sparta e Pragës është kampion i Kupës së Republikës Çeke. Skuadra ku militojnë edhe futbollistët e kombëtares shqiptare, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci triumfoi 2-1 kundër Pëlzen, për të ngritur lart trofeun e dytë në këtë sezon futbollistik. Mesfushori Laçi u aktivizua si titullarë, duke qenë ndër më të dalluarit në fushën e lojës.
Pas titullit kampion, Sparta dominimoi edhe në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend, duke kompletuar dopietën e artë. Kryeqytetasit u kthyen tek suksesi në Kupën e Çekisë pas 4 vitesh, me festën që solli edhe përleshje masive. Tifozë të dy skuadrave thyen barrierat kufizuese për tu konfliktuar fizikisht në fushë.
Dopietë titujsh edhe për Arbër Hoxhën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte fenomenal në fitoren që Dinamo e Zagrebit shënoi 3-1 kundër Rijekës. Hoxha dhuroi asist në dy golat e parë, për të qenë edhe ndër më të mirët në radhët e Dinamos së Zagrebit.
Kroatët fitojnë për herë të 17-të Kupën, për t’ia bashkangjitur vitrinës së trofeve së bashku me titullin kampion. Në radhët e Rijekës kishte vend edhe për Selahin, që në 72 minutat e tij nuk arriti për të shmangur humbjen e skuadrës.
Klan News