Ka nisur në Televizionin Klan emisioni “Kutia e Fundit”. Menjëherë ky emision ka fituar audiencën e teleshikuesve shqiptarë me atmosferën e tij të mrekullueshme dhe emocionuese në një garë ku morën pjesë 26 konkurrentë nga qytete dhe zona të ndryshme të vendit.
Shansi i ka rënë që të nisë garën i pari fituesi nga Tirana Flogert Lila, i cili nën drejtimin e prezantuesit Enkel Demi ka filluar të luajë për çmime që arrinin deri në 5 000 euro. Pas rreth një ore e gjysmë spektakël dhe emocione fituesi nga Tirana ka ndaluar lojën e tij në shumën 350 euro. Ky fitues u përcaktua nga një shorte, i cili hidhet ndërmjet konkurrentëve në fillim të lojës. Emisioni “Kutia e Fundit” është realizuar nën regjinë e Juljana Polonit dhe me skenar të Edi Ogës i cili shpjegon edhe funksionimin e kësaj loje në vazhdim.
Edi Oga: “Ky spektakël është një maratonë e gjatë televizive. Ishte mbrëmja e parë, vinim pas disa pasigurive, por edhe një sigurie, që është maksimale, ngaqë ky program është i provuar në mbi 20 vende të botës. Në fakt patëm fatin e madh që krijuesin dhe atë që e ka ideuar dhe marketuar në të gjithë botën pra e patëm këtu për disa ditë që na trajnoi. Kështu që ana teknike e programit them që është zgjidhur mirë. Tani na mbetet për të punuar për anën spektakolare, e cila, natyrisht, ka peshën e vet. Kjo është një lojë e hapur, një lojë popullore, e ritheksoj për të disatën herë, që nuk duhet t’u përgjigjen asnjë pyetje pjesëmarrësit, duhet thjesht të vijnë të marrin vendime të drejta në kohën e duhur, të kenë dhe pak fat. Nuk e di kjo është loja dhe besoj dhe shpresoj që për publikun kjo lojë do të bëhet e dashur.”
Gazetarja: “Një pyetje teknike, si fuksionon konkurrimi i atyre që janë brenda rrethit, si duhet të vijnë këta konkurrentë që janë pjesë e çdo nate, a ka ndonjë lloj specifike të cilën duhet t’ia sqarojmë pak më mirë publikut?”
Edi Oga: “Po, zgjedhja është komplet transparente, bëhet me një short të njohur tashmë me goglat, pra ku ai që zgjidhet është i vetëdijshëm që ka qenë thjesht çështje fati. Pra janë 26 lojtarë nga të cilët njëri luan, fiton edhe shkon dhe vendin etij e zë një tjetër dhe 25 të tjerët mbeten, por kriteri i vetëm për t’u regjistruar është dëshira për të luajtur, dëshira për të qenë personazh televiziv, pra ka disa kritere artisitke që duhet t’i plotësojë ky konkurrent, të cilat janë mjaft të thjeshta. Pra secili që do të dëshironte të vinte, mund të na takojë dhe besoj që do të ketë edhe ai vend në këtë lojë.”
Fituesi i mbrëmjes së parë Flogert Lila ka mbërritur pranë zyrave të financës së Televizionit Klan për të tërhequr shumën e fituar prej tij në mbrëmjen e parë të këtij spektakli. Kjo porcedurë do të jetë e njëjtë për fituesit e çdo mbrëmjeje të cilët ditën e nesërme do të tërheqin menjëherë shumën e parave të fituara. Fituesi i parë është shprehur shumë i kënaqur për këtë pjesëmarrje të tij në këtë emision duke i lënë vendin kështu të tjerë konkurrentëve dhe fituesëve në çdo natë.
Flogert Lila: “Në fillim pak emocionuese, pastaj ishte normale, nuk kishte ndonjë emocion. Pastaj kur erdhi puna te paratë që do të zgjidhja edhe aty pata pak emocione, por që kaloi shumë bukur, shumë thjesht.”
Gazetarja: “A jeni i kënaqur që arritët të fitonit 350 euro, mund të fitonit shumë më tepër, por mbase edhe mund të fitonit shumë më pak, 5 euro?”
Flogert Lila: “Po përderisa vendosa t’i marr ato isha i kënaqur.”
Gazetarja: “Do të vazhdoni të jeni pjesë ndoshta e publikut tani, sepse s’mund të konkurroni gjithmonë apo jo?”
Flogert Lila: “Them se po.”
Por jo vetëm në Televizionin Klan ka nisur emisioni i markës “Endemol”. Ashtu siç kishim shpjeguar edhe më parë, ky emision ka rezultuar i sukseshëm në mbi 20 vende të ndryshme të botës. Kemi kënaqësinë të rrëfejmë se edhe kanali italian “Rai Uno” ka nisur dje sezonin e ri të emisionit “Affari tuoi” që është i njëjti me programin “Kutia e Fundit” në ide dhe skenografi. Ky emision është në majë të programeve ë të ndjekura në Itali dhe prezantohet nga i mirënjohuri Paolo Bonolis. /tvklan.al