Aktori i njohur dhe fituesi i disa çmimeve Oscars, Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Sherifit.

“Konfirmojmë se Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail. Po vijon hetimi, sidoqoftë për momentin nuk besojmë se shkak ka qenë ndonjë sjellje kriminale”, tha sherifi Adan Mendoza.

Gene Hackman

Deri më tani nuk është publikuar shkaku i vdekjes së çiftit.

“Ajo që mund të them është se jemi në mes të një hetimi paraprak dhe po presim për aprovimin e mandatit të kontrollit”, tha ai.

Në karrierën e tij 60-vjeçare, Hackman ka fituar 2 çmime Oscars, 2 Bafta, 4 Golden Globes dhe një Çmim të Shoqatës së Aktorëve të Ekranit.

Hackman ka luajtur më shumë se 100 role në karrierën e tij. Mes tyre edhe ajo e Lex Luthor në filmat e Superman-it të realizuara në vitet 1970-1980./tvklan.al