Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Socialisti Fatos Nano:- “E kuptoj që gjithkush mund të konkurojë për postin e kryetarit, port ë thuash se dilani duhet të jetë kryetar vetëm se është kryeministër kjo është shumë pak. Duhet të jesh kryetar sepse përmbush një numër cilësish dhe vlerash apo njeriu merr posin dhe jo posti postin. Kur të gjitha partitë moderrne në europë kanë parimin e papajtushmërisë së dy ofiqeve në jetën politike. Bëhen përjashtime vetëm në raste dhe me vendime të forumeve më të larta drejtuese. Me këtë llogjikë të mjerë postkomuniste që nuk nxitet nga parimi por nga emri i përveçëm dhe nga interesi bajat i ditës, kryeministri kryetar pra, atëhere Fatos Nano duhet vetiu të ishte kryetar dhe kryeministër i përjetshëm. Asnjë konkurencë, pavarësisht nga dorëheqjet, të cilat i kam bërë publike dhe jam këtu midis jush sot”./tvklan.al