Policia Kufitare e Muriqanit në Shkodër ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës ditën e djeshme.

Uniformat blu kanë sekuestruar 1 kg kanabis që po transportohej me një makinë BMW me targa AA269OM që drejtohej nga 22-vjeçari Fabio Dervishaliaj nga Orikumi.

Gjatë kontrollit në doganën e Muriqanit, e fshehur në pjesë të ndryshme të makinës u gjet droga e ndarë në disa pako. I riu u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge të mbetur në tentativë.

/tvklan.al