Islanda i mori barazimin Argjentinës duke e surprizuar skuadrën e Lionel Messit që është njëra prej pretendenteve për fitimin e Kupës së Botës. Argjentina e nisi me ritëm dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 19, me Sergio Aguero. Islanda reagoi shpejt dhe shpiku një gol pas vetëm 4 minutash. Në mesin e pjesës së dytë, Lionel Messi kishte mundësinë t’i jepte fitoren skuadrës së tij por goditja nga pika e penalltisë u prit nga portieri islandez.
Franca vuajti me Australinë por u imponua me rezultatin 2-1 në debutimin e saj në kupën e botës. Gjithëcka u zhvillua në pjesën e dytë pasi 45 minutëshi i parë ioshte lojë e kujdesshme dhe studim i kundërshtarit nga të dy palët. Antoine Griezmann shënoi golin e parë për francën me penalltinë që ia akordoi VAR, duke shënuar përdorimin e këtij sistemi për herë të parë në botëror. Ishte minuta e 56. Vetëm 6 minuta zgjati avantazhi i francezëve pasi Umtiti gaboi gjatë një krosimi në zonën e tij dhe preku topin me dorë. Për australianët nuk ishte e vështirë të barazonin. Paul Pogba i ofroi fitoren bluve me një prekje topi të devijuar.
Franca fitoi por soceroos sic thërriten futbollistët australianë u duartrokitën gjatë për vërshëllimës finale të ndeshjes.
Nga ana tjetër, ai që pritej të ishte lkideri taknik i skuadrës, Antoine griezmann nuk u kërkua nga shokët e skuadrës gjatë lojës madje jo vetëm që nuk ishte i rrezikshëm por humbi edhe 13 topa, jo më kot edhe u zëvendësua kur rezultati ishte ende barazim.
Tv Klan