Dy prej kompanive më të mëdha të energjisë në vend, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë dhe Albpetroli, do të ndahen. Kompania që shpërndan energjinë që prej janarit do të rindërtohet në pjesën komerciale, atë të shitjes dhe blerjes së energjisë dhe pjesën e shpërndarjes. Brenda pak javësh edhe ndërmarrja publike e prodhimit të naftës dhe gazit do të jetë e riformatuar në dy kompani: Albpetrol dhe Albgaz.
Pavarësisht këtij reformimi që po bëhet në sektorë të energjisë dhe industrisë, çmimet e ulta në tregjet globale nuk favorizojnë hapjen e procedurave të privatizimit. Për Albpetrol-in, ministria e energjisë ka gati 3 skenarë, por çmimet e ulta të naftës nuk mundësojnë një vlerë të mirë financiare për të.
Për OSHEE –në do të shihet mundësia e privatizimit të pjesës tregtare të saj dhe jo ajo e shpërndarjes, që ka në pronësi edhe astetet si kabinat apo rrjetin.
Tv Klan