Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga salla e takimit me shqiptarët në Londër.

“Gati shqipe, ready to go. Mirëutakofshim nesër”, shkruan Kryeministri krahas videos ku shfaqen pamjet nga salla e takimit të ditës së nesërme.

Ky takim i Edi Ramës në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 Nëntor dhe turit me shqiptarët e Nju Jorkut në fund të muajit Tetor. Pas dakordësisë të arritur mes palëve politike, për herë të parë shqiptarët e diasporës pritet të votojnë në pranverën e vitit të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare.

/tvklan.al