Dashamirësit e serialit të njohur televiziv Sqiud Game po presin me padurim një sezon të dytë.
Producenti i këtij projekti të madh kinematografik premton se do të ketë sfida më tërheqëse se sa origjinali dhe një kast fantastik aktorësh.
I pyetur se çfarë duhet të presin fansat e serialit të njohur televiziv Huan Don Juk, gjatë ngjarjes së parë promovuese globale për sezonin e ri, regjisori dhe producenti la të kuptohet për ndryshimin më të madh midis sezonit të parë dhe të dytë.
“Tema e sezonit të dytë është “Paraja nuk mund të të blejë dashurinë”. Kjo është ajo për të cilën flet sezoni i dytë”.
Sezoni i dytë sipas producentit dhe regjisorit, hakmarrja do të mbizotërojë më shumë në sezonin e dytë.
“Në sezonin 2, Gi-hun, i cili i mbijetoi sezonit 1, kthehet në lojëra, jo për të fituar këtë herë, por për t’i dhënë fund këtyre lojërave. Nuk mund t’ju jap shumë detaje rreth lojërave ose personazheve të reja. Megjithatë, ajo që mund t’ju them është se do të ketë një numër më të madh personazhesh këtë herë dhe lojëra më intriguese që të gjitha janë të denja për shumë dashuri dhe mbështetje nga shikuesit. Ndaj ju lutemi na ndiqni”.
Ky projekt kinematografik ishte i jashtëzakonshëm për nga suksesi pasi i dha Hëang një Emmy, ndërsa aktori Li Xhung Xha mori çmimin Emmy për aktorin më të mirë në një dramë.
Të dy ishin aziatikët e parë që rrëmbyen këto dy çmime mjaft të lakmuara në botën e kinematografisë.
Megjithatë presioni ka qenë i madh që sezoni i dytë të jetë më i mirë se ai i pari.
“Ne kemi ndier presion, por mendoj se është një lloj presioni i shëndetshëm dhe pozitiv. Na motivoi të bëjmë edhe më mirë këtë herë. Kështu që jam i sigurt që sezoni 2 do të jetë po aq i mirë sa sezoni 1”.
Aktori Lee i cili luan personazhin kryesor në film thotë se në sezonin e ri personazhi i tij, një i varur me pare nga bixhozi, tani është një njeri ndryshe.
“Gi-hun është një person shumë i ndryshëm në sezonin 2. Këtë herë ai dëshiron të hakmerret. Ai dëshiron të identifikojë njerzit që qëndrojnë pas këtyre lojërave dhe t’i sjellë ata para drejtësisë”.
Edhe aktorët e tjerë ndajnë emocionet e tyre për sezonin e ri.
“Jam shumë i lumtur që Xhuno është gjallë dhe që ai është kthyer në sezonin 2. Jam shumë i nderuar që jam pjesë e Sezonit 2 të ‘Squid Game’, dhe shpresoj që njerëzit të presin me padurim Jun-ho me sharmin e tij”.
Duke pasur parasysh shifrat e mëdha të shikueshmërisë, ishte e pashmangshme që do të kishte një sezon të dytë i cili do të dalë në ekranin e madh më 26 Dhjetor.
Jo vetëm kaq por po punohet edhe për sezonin e tretë i cili do të shfaqet premierë në vitin 2025.
“Sezoni 3 është në rrugë e sipër. Unë jam duke punuar në postproduksionin e sezonit 3, kështu që do ta shihni së shpejti, do të dalë së shpejti”.
Faqja e lajmeve hollivudiane Deadline bëri të ditur më herët se regjisori amerikan David Fincher, i cili prodhoi projektin e dashur kinemtografik etë vitit 1999 “Fight Club”, ishte duke punuar në një version në gjuhën angleze të “Squid Game” për Netflix.
“Unë nuk mendoj se është ende zyrtare, kështu që nuk mund të them shumë për të. Por, unë e respektoj atë si regjisor dhe producent. Nëse ai e bën atë, unë mezi pres ta shoh, sepse edhe unë jam një fans i madh i punës së tij”.
Seriali i krijuar nga Hwang Dong-hyuk, i cili është skenarist dhe regjisor i 9 episodeve, fokusohet te 456 persona, të gjithë me vështirësi të mëdha ekonomike, të cilëve u ofrohet mundësia për të fituar miliarda nëpërmjet disa lojërave për fëmijë, por me pasoja tragjike.
Netflix njoftoi se “Squid Game” u bë bërë seriali më i ndjekur në historinë e kësaj platforme, që në muajin e parë të shfaqjes.
Klan News