Korrespondenti i Tv Klan në Elbasan, Fatos Salliu, në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” ka treguar detaje nga ngjajra e ndodhur sot në Elbasan. Salliu tha se Zhidru me bashkëshorten janë zënë gjithmonë për motive xhelozie.
“Mendohet se ka pasur probleme xhelozie me bashkëshorten dhe janë ngirtur shpesh kohët e fundit. Sot debati mes tyre është agravuar dhe ka ndodhur e gjithë ngjarja e sotme”, tha ai. Po ashtu Salliu tha se deri tani mendohet vetëm pista e xhelozisë.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se ku ka qëndruar bashkëshortja dhe vajza e tij pasi janë larguar nga banesa për shkak të dhunës.
“Gjatë ditës së sotme kanë ndenjur në drejtorinë e Policisë nën kujdesin e psikologëve. Dy djemtë e plagosur janë në spital nën kujdesin e mjekëve”, tha gazetari./tvklan.al