Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka publikuar një dokument ku thotë se deputeti Plarent Ndreca është nën hetim nga SPAK
Demokrati, referuar deklaratës së Plarent Ndrecës në emisionin “Opinion” të enjten, se nuk është në hetim nga SPAK, thotë se ai është kallëzuar në 2021 nga KLSH për shkelje të barazisë në tendera, me dëm miliona euro për rikonstruksionin e disa godinave të Komisariateve si Komisariati nr.4 Tiranë, Vlorë, Mirditë dhe Pogradec, në kohën kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Klan News