Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Komandantin e Komandës Supreme të Aleatëve në Evropë, Gjeneralin Christopher G. Cavoli, i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare.
Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidenti Bajram Begaj theksoi gjatë bisedës me Gjeneral Cavolin ambiciet e Shqipërisë për të rigjallëruar industrinë e mbrojtjes, nismat dhe investimet e ndërmarra, si edhe ofrimin e Porto Romanos si bazë e NATO-s.
Porto Romanon e përmendi edhe kryeministri Edi Rama gjatë ceremonisë së dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa”, Gjeneralit të NATO-s Christopher G. Cavoli, duke e vlerësuar si “një mik i çmuar i Shqipërisë dhe mbështetës i gjithëhershëm i yni në Aleancën e Atlantikut të Veriut.”
“Vendi ynë është gati për të kontribuar dhe për të lehtësuar ndërhyrjet e NATOS-s në Korridorin 8, një rrugë strategjike nga Adriatiku në Detin e Zi. Pra nuk janë thjesht fjalë, por është një bashkëpunim, dhe bashkëpunimi shkon nga të dyja anët, sepse Shqipëria është gjithmonë gati për të bashkëpunuar me NATO-n.”
Generali NATO-s ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku forcimi i partneritetit strategjik, si dhe rolin e Shqipërisë si garantues për paqen dhe stabilitetin në rajon, kanë qenë në fokus të bisedimeve.
Klan News