Realizohet një material dydimensional që premton përmirësismin e komunikimeve satelitore të së ardhmes me standartin 6G, pra gjenerata e 6 e telekomunikimeve me wireless.
Universiteti britanik i Glasgow ka realizuar këtë instrument që shfrytëzon të ashtuquajturit metamateriale, ose thënë ndryshe material artificial me element të shtuar që nuk janë të pranishëm në ato tradicionale. Këto lloj materialesh të krijuara kanë sjellje plotësisht të re dhe po gjejnë shtrirje dhe përdorim në sektorë të ndryshëm.
Në rastin konkret ka trashësinë më te vogël se 1 mm, dhe ka aftësinë të konvertojë dy tipe të ndryshme valësh elektromagnetike, gjë që sjell dyfishim të sasisë së informacioneve që mund të transmetohen.
Studimi mbi këtë është publikuar në revistën Communcation Engineering.
Klan News