Në fund të intervistës së tij “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Armand Duka bëri edhe një gjest shumë special. Kreu i FSHF i dhuroi Alketa Vejsiut fanellën kuqezi të personalizuar për të ndjekur ndeshjen e parë të Shqipërisë në Dortmund. Po ashtu, Duka kishte sjellë edhe një fanellë për regjisoren Vera Grabocka, ndaj së cilës shprehu një vlerësim të madh.

Armand Duka: Dua të  them një gjë për Verën se në fakt unë e respektoj si një nga njerëzit e aritt më të suksesshëm dhe me një energji të pashtershme. Në fakt kur më ftoi në emision, duke qenë se emision me fëmijë, nuk më përshtatet shumë, e kisha me dyshim. Nuk isha në Shqipëri, me ca miqtë e mi të huaj, nxora telefonin, gjeta Verën në foto dhe i thashë kjo zonja më ka ftuar në emision, sa vjeçe mendoni që është?

Alketa Vejsiu: Mos e thuaj!

Armand Duka: Filluan, dikush thoshte 42, dikush 43, i thashë, jo është 32.

Alketa Vejsiu: 31 gjithmonë!/tvklan.al