Përvjetori i 50-të në skenë do të kulmojë me një shfaqje fantastike nga Parodistët e Vlorës. Në një bisedë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ata ndanë copëza nga disa prej parodive që do të vendosen në skenë e madje një prej tyre lidhet me rënien e numrit të lindjeve. Afrim Agalliu shpjegon se ideatori është Agron Hame dhe të dy nisin të këndojnë disa vargje prej saj.
Aldo: Si bëhet një parodi?
Afrim Agalliu: Gjej rastin të përgëzoj edhe Gonen se ka bërë në këtë shfaqje dy parodi me tematikë shumë interesante, por që nuk prestojnë për të patur shumë humor, por jam i bindur që do të jenë probleme shumë të bukura. Problemi i parë që ka kapur është problemi i gjuhës shqipe. Fëmijët e refugjatëve shqiptarë që kanë ikur, ka nga ata që ne kur shkojmë atje, këndojmë parodinë, na shikojnë në dritë të syrit, nuk kuptojnë. Kjo është e tmerrshme dhe ka bërë një parodi Gonia që është e mrekullueshme! Ose këto lindjet në maternitet, shkojmë atje por nuk ka pjellë asnjeri, nuk ka fëmijë.
Aldo: Më bërë përshtypje kjo e lindjes, si është kjo?
Parodistët e Vlorës: Shkova te materniteti, atje ku shtohet mileti. Gjithë godina në qetësi, s’kishin pjellë asnjë fëmijë. Po ku je moj rini, ne jemi popull qejfli! Raca e bukur shqiptare, avash-avash po shuhet fare!
“Rroftë parodia” do të debutojë në datat 7, 8 dhe 9 në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ora 19:30./tvklan.al