Gjurmë plazhesh antike të krijuara nga lëvizja e vazhdueshme e valëve të një oqeani të madh. Ky është zbulimi i fundit nga Planeti Mars, që konfirmojnë praninë e oqeaneve miliarda vite më parë.
Gjurmët janë gjetur nën sipërfaqe rreth 10 metra thellësi dhe janë vëzhguar falë të dhënave të marra nga roveri kinez Zhurong, që eksploroi sipërfaqen e Planetit të Kuq në vitet 2021-2022.
Plazhet janë vend ideal për të vijuar kërkimet për gjurme të organizmave antike, duke u bazuar tek nisja e jetës në Tokë në kushte analoge.
Nëpërmjet sondave të misionit kinez, vëzhgimet janë shtrirë deri në një thellësi prej 80 metrash dhe grimcat e gjetura janë shumë të ngjashme me rërën tokësore.
Gjithashtu mendohet se ky oqean ka pasur një jetëgjatësi të madhe, dhe ishin të pranishëm edhe lumenj që transportonin sediment drejt detit.
Klan News